VIDEO / Këputi ligamentet e gjurit, mesfushori i Argjentinës u kërkoi me ngulm mjekëve të vazhdonte lojën
Një barazim pa gola ndaj Perusë, bëri që Argjentina të mbetet në vendin e 6 në grupin kualifikues të zonës së Amerikës së Jugut, dhe momentalisht është jashtë Botërorit “Rusi 2018”. Edhe pse me një ndeshje ende për të zhvilluar, gjesti i Fernando Gagos tregon se sa shumë e ndjejnë lojtarët fanellën e vendit të tyre, dhe sa e rëndësishme është të marrin pjesë në Kupën e Botës.
Ish-lojtari i Realit të Madridit, Fernando Gago, kishte vetëm gjashtë minuta që ishte hedhur në fushë, kur papritur u shtri i dëmtuar. Teksa shokët e tij të ekipit ishin të shqetësuar për të, Gago bëri ç’të ishte e mundur që të rikthehej në fushë. Mesfushori 31 vjeçar, duke luajtur edhe përpara 45 mijë bashkëkombësve të tij, kërkoi nga mjekët e ekipit që të vazhdonte të ishte pjesë e lojës.
Even with his cruciate ligament ruptured, Gago jumped up and demanded to return to the pitch pic.twitter.com/sSTdBQzWsl
— Daniel Edwards (@DanEdwardsGoal) October 6, 2017
Por Gago e pati të pamundur të vazhdonte ndeshjen, edhe pse kishte aq shumë rëndësi për vendin e tij, dhe i duhej të zëvendësohej pak minuta pasi kishte ardhur nga stoli. Pas ndeshjes Federata Argjentinase konfirmoi se mesfushori i Boka Xhuniors kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë, dhe tashmë duhet të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave. Ndonjëherë vetëm dëshira dhe zemra nuk mjafton për të ndihmuar vendin tënd…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"