VIDEO/ Kënga speciale dhe flamujt e Shqipërisë e të Kosovës, si e festoi Milot Rashica titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 22:51

VIDEO/ Kënga speciale dhe flamujt e Shqipërisë e të Kosovës, si e festoi Milot Rashica titullin kampion

Festë speciale për Milot Rashicën. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, u kurorëzua me titullin kampion te Gallatasarai. Rashica e festoi këtë moment special në karrierën e tij, me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe me këngën e famshme të Shkurte Fejzës. 

Rashicaa

Futbollisti shqiptar kishte me vete edhe dy djemtë që i qëndruan krah derisa u ngjit në skenën e organizuar. Vlen të theksohet fakti se Gallatasarai fitoi ndeshjen e fundit kundër Fenerbahçes me rezultatin 3-0 duke u shpallur kampion i Superligës turke. Në 26 ndeshje, 26-vjeçari i ka shënuar 4 gola për ekipin e tij.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"