VIDEO/ Këndohet himni i Shqipërisë, edhe lojtarët e Kosovës me dorën në zemër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 17:37

VIDEO/ Këndohet himni i Shqipërisë, edhe lojtarët e Kosovës me dorën në zemër

Një episod i veçantë ka ndodhur në momentin e këndimit të himneve, para miqësores vëllazërore, mes ShqipërisëU19 dhe Kosovës U19, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

kosova shqiperia

Në fillim u këndua himni i Kosovës, por më pas, kur ishte radha e këndimit të himnit të Shqipërisë, si lojtarët kuqezi, edhe 3 nga lojtarët e Kosovës, ishin me dorë në zemër duke kënduar. Një gjest i bukur ky nga lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët pavarësisht respektit për himnin e shtetit të tyre të ri, nuk harrojnë edhe atë të Shqipërisë.

Himni, Shqipëri U-19 -Kosove U19 on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"