VIDEO/ Këmbëzbathur dhe spektakël në rrugë, klubi i madh merr në akademi djalin 10 vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 4, 2020 | 0:17


VIDEO/ Këmbëzbathur dhe spektakël në rrugë, klubi i madh merr në akademi djalin 10 vjeçar

Një video ku shiheshin disa fëmijë që luanin në rrugë, teksa njëri prej tyre spikat me aftësitë e jashtëzakonshme, ka filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale.kiddd_0

Kaio, nga Sao Luis, ishte djali 10 vjeçar që emocionoi të gjithë dhe iu solli në mëndje shumë njerëzve momentet kur ishin të vegjël dhe luanin në rrugë me miqtë e tyre.

Djali i vogël ishte duke luajtur me shokët e tij, teksa fillimisht driblon disa, por nuk ia del të shënojë, teksa bie edhe në një gropë, ku të gjithë ishin këmbëzbathur. Megjithatë Kaio nuk dorëzohet dhe ngrihet menjëherë, ku pasi merr një pasim shumë të bukur, e dërgon topin në rrjetë në mënyrë spektakolare.

['

Për fatin e tij të mirë dikush në ato momente po bënte video, e cila më pas u bë virale në rrjetet sociale. Tashmë klubi i madh brazilian, Santos e ka marrë djalin e vogël në akademinë e tyre, pasi mendojnë se do të ketë një të ardhme të ndritur.


PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com