VIDEO/ Keidi Bare nuk ndalet as në shtëpi, shikoni stërvitjen intensive që bën futbollisti shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 11:17

VIDEO/ Keidi Bare nuk ndalet as në shtëpi, shikoni stërvitjen intensive që bën futbollisti shqiptar

Si shumë njerëz tjetër edhe mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është i detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi, për shkak të përhapjes së Koronavirusit.Keidi-Bare-Cifu-entrenandose_1411968962_112931015_667x375

Megjithatë lojtari duket se e ka shumë të vështirë të qëndrojë pa futboll dhe pa stërvitje, teksa e ka kthyer shtëpinë e tij në një palestër të vërtetë.

Në një video të postuar në profilin zyrtar, shihet Bare teksa stërvitet me intensitet të lartë në shtëpinë e tij, për ta mbajtur trupin në formë.

Lojtari që aktivizohet te Malaga kishte një dëmtim i cili e la jashtë atë për shumë ndeshje dhe tani shpreson në një rifillim sa më të shpejtë të kampionatit, ku po përpiqet të arrijë formën e mirë nëpërmjet stërvitjes individuale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"