VIDEO/ Kavani flet për eliminimin nga Botërori, sulmon ashpër arbitrin: Ai duhet të arrestohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2023 | 15:57

VIDEO/ Kavani flet për eliminimin nga Botërori, sulmon ashpër arbitrin: Ai duhet të arrestohet

Dështimi i Uruguajit për të arritur në 1/8 finale të Kupës së Botës në Katar është ende i ndezur për Edinson Kavanin. Sulmuesi i Valencias sulmoi ashpër Daniel Siebert, arbitrin që drejtoi ndeshjen mes “Celeste” dhe Ganës në fazën e grupeve.

cavani-770x402Gjyqtari Siebert u kontestua shumë nga amerikano-jugorët, veçanërisht për mosakordimin e dy penalltive, pavarësisht përdorimit të VAR. Pas përfundimit të takimit, Kavani doli i tërbuar dhe para se të shkonte në dhomat e zhveshjes shkatërroi monitorin e VAR-it.

Gjatë një intervistë për “Cadena Ser”, uruguajani drejtoi gishtin sërish nga Sieberti.

“Nëse më sanksionojnë se kam goditur VAR-in, atëherë për eliminimin tonë nga Kupa e Botës duhet të arrestojnë arbitrin Sieberti. Këto janë gabime që nuk mund t’i bësh me VAR, me të gjitha kamerat dhe arbitrat pas”, u shpreh ai.

VIDEO/ Plas pas ndeshjes së Uruguait, Kavani i vërsulet gjyqtarit për penalltinë dhe shkatërron VAR-in

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"