VIDEO/ Katër gola për 25 minuta, Skënderbeu përmbys Lushnjën. Soue bën “ligjin” në “Roza Haxhiu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 16:51

VIDEO/ Katër gola për 25 minuta, Skënderbeu përmbys Lushnjën. Soue bën “ligjin” në “Roza Haxhiu”

Skënderbeu ka fituar me përmbysje përballë Lushnjës së vendit të fundit. Pas disavantazhit të dy golave, në minutën e 52-të, skuadra e Ilir Dajës, ka gjetur forcë, duke shënuar 4 herë në 25 minuta.

Goli i Lushnjes

Ishte Ali Soue heroi i bardhëkuqeve që realizoi tripletën e përmbysjes, ndërsa në fund shënoi edhe Xhejms.

LIVE| Lushnja – Skënderbeu  2-4

Përgjini 40′, Papa 52′ / Soue 60′, 70′, 83′, Xhejms 86′

Përfundon takimi. 

86′ GOOOOOOL Skënderbeu 2-4. Shënon Xhejms Adenij. Kundërsulm perfekt i nigerianit, i cili shmang dy lojtarë, dhe gjuan me të jashtmen, duke mposhtur portierin Bejtja.

83′ GOOOOOOL Skënderbeu 2-3. Ali Soue përmbys gjithçka me tripletën e realizuar pas një goditje kur Radas pas një skeme nxjerr të vetëm sulmuesin nga Gambia, i cili nuk fal. 

75′ Xhejms gjendet i vetëm përballë portierit pas një gabimi të Korreshit, por ka reaguar mjaft mirë Bejte.

70’ GOOOOOO Skënderbeu 2-2 Soue barazon rezultatin në Roza Haxhiu. Sulmuesi i Skënderbeut shënon një dopietë për të arritur të barazojë Lushnjën.

65’ Zëvendësimi i parë tek ekipi i Gjylës. Taullau i lë vendin Alushit.

64′ Goditje dënimi për Lushnjën, provon Mone, por topi përfundon mbi kuadrat, Aliti ndëshkohet me të verdhë.

60′ GOOOOOOL Skënderbeu 2-1. Ali Soue rihap takimin, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të Gavazajt nga goditja e dëminit, sulmuesi nuk ka falur, duke rifutur në lojë korçarët. 

52’ GOOOL Lushnja 2-0 Përgjini fiton një penallti për Lushnjën, ndërsa është Enriko Papa nuk fal nga 11 metra.

48′ Soue krijon iluzionin e golit, gjuajtja e tij, prek rrjetën e jashtme.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu menjëherë në sulm.

Përfundon pjesa e parë, Lushnja-Skënderbeu 1-0. 

40′ GOOOOOL Lushnja 1-0. Papa depërton bukur në krahun e majtë dhe futet brenda zonës duke pasuar në qendër për Përgjinin, i cili nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. 

38’ Një devijim i pafat i Mones kthehet në asist për Xhejms,por sulmuesi godet mbi traversë edhe pse i vetëm para portës.

35′ Drithërima në portën e Lushnjës, Soue shmang dy kundërshtarë në hyrje të zonës dhe gjuan, por tentative e tij është ballore dhe topi përfundon në duart e Bejtes.

32′ Muzaka depërton bukur nga e djatha dhe i afrohet portës, por ndërhyrja e Markut ka qenë vendimtare, duke larguar rrezikun.

28’ Mundësi e mirë për Lushnjën, provon Branica, por topi përfundon në duart e Orges Shehit.

22’ Harkim i rrezikshëm i Muzakës nga e djathta, por ka larguar mbrojtësi Korreshi.

20’ Radas provon të shënojë me një goditje dënimi ballore, e majta e tij dërgon topin jashtë kuadratit.

8’ Taullau provon me një gjuajtje, por topi përfundon jashtë kuadratit.

5′ Skënderbeu i afrohet golit me Bruno Ditën, gjuajtja e mesfushorit me kokë ka përfunduar jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi.

 Lushnja: Bejte, Magani, Marku, M.Korreshi, Mone, Meto, Taullau, Gava, Branica, Papa, Përgjini. Trajner: Ilir Gjyla

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Dita, Gavazaj, Soue, Xhejms. Trajner: Ilir Daja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"