VIDEO/ “Katar 2022” kompletohet, mësohet dhe skuadra e fundit që do të shkojë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 21:59

VIDEO/ “Katar 2022” kompletohet, mësohet dhe skuadra e fundit që do të shkojë në Botëror

Kosta Rika është kombëtarja e 32-të që shkon në Botërorin e Katarit, pas triumfit në Doha përballë Zelandës së Re me shifrat 1-0.

kosta rika

Sfida nisi mirë për kombëtaren nga Amerika Qendrore, e cila shënoi që në minutën e 3’ me Kempbëll. Më pas ishte Zelanda e Re që dominoi sfidën, por goli nuk erdhi. Gjërat do të bëheshin dhe më keq për kombëtaren nga Oqeania, kur Barbaroses doli me karton të kuq në minutën e 67’, për ta lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Kështu Kosta Rika do të shkojë për të tretën herë radhazi në një Kupë Bote, ku do të ketë përballë Spanjën, Gjermaninë dhe Japoninë në grupin E.

REZULTATI:

KOSTA RIKA 1-0 ZELANDA E RE

Kempbëll 3’

bandicam 2022-06-14 21-57-58-067

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"