VIDEO/ Kastrioti shtang Luftëtarin, krutanët fitojnë me një penallti brenda në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 18:40

VIDEO/ Kastrioti shtang Luftëtarin, krutanët fitojnë me një penallti brenda në Gjirokastër

Kastrioti e nisi me një fitore surprizë, teksa debutoi në këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore, pasi u ngjit nga Kategoria e Parë sezonin e kaluar. Krutanëve, i mjaftoi një gol me penallti në minutën e 69-të, e cila u fitua nga i riu Bardhi, dhe u shndërrua në gol nga Mziu.

bandicam 2018-08-18 18-39-50-813

Pjesa e parë, ishte e qetë, vetëm me pak raste të gjirokastritëve, por që në fund u neutralizuan apo u shpërdoruan. Në të dytën, ekipi i Plorit pati më shumë iniciativë, dhe me disa dalje të rrezikshme, provoi të surprizonte gjirokastritët.

bandicam 2018-08-18 18-14-12-624

U desh një kundërsulm në minutën e 69-të, që të fitohej një penallti, e ta shndërronte në gol Mziu. Kështu, Kastrioti merr 3 pikët e para në Superiore, ndërsa zhgënjen ekipi i Kostiç në këtë ndeshje të parë.

 

 

Luftëtari-Kastrioti 0-1

GOL: Mziu pen. 69′

 

KOMENTI LIVE

92′ Ndërrimi i fundit për Plorin. Nxjerr Rahim, fut Dajan Shehin.

90’ 5 minuta shtesë.

90’ Ekzekuton Milosavljev goditjen e dënimit, por mbi traun e portës.

88’ Karton i verdhë për Domgjonin, pas një faulli në hyrje të zonës ndaj Liçajt.

85′ Del nga fusha e lojës Xhekson për gjirokastritët, aktivizohet Oshafi.

76′ Largohet edhe Marku te krutanet, në fushë Ersil Ymeraj.

75′ Kostiç kryen ndërrimin e parë. Largohet Rapo, futet Cekaj.

69’ GOOOL Mziu shënon nga pika e bardhë.

68’ Penallti për Kastriotin, pasi Janiçiç pengon brenda zone Bardhin. Karton i verdhë për Nemanja Janiçiç.

64’ Tjetër goditje e Rahim, por Ruçi përsëri në krye të detyrës.

62’ Tentativë e Rahin nga brenda zone, pasi u shërbye nga Bardhi, por Ruçi ndal gjithçka.

61’ Zëvendësimi i parë te Kastrioti. Del Shehu, futet Domgjoni.

61’ Bardhi me një depërtim personal nga mesi i fushës, godet nga jashtë zone, por topi devijohet dhe ka goditje këndi.

58’ Xhekson avancon nga e majta, pengohet brenda zone, por nuk ka penallti.

56’ Milosavljev shërbehet mirë në të djathtë të zonës nga Liçaj, harkon në zonë, por nuk gjendet askush, dhe Husein largon rrezikun.

47’ Faull për Kastriotin, ekzekuton Çutra, por grushton Ruçi. Më pas, Rahim godet, por topi përplaset tek Rapa. Krutanët duan penallti për prekje të topit me dorë. Arbitri pas konsultimit me anësorin, akordon goditje nga këndi.

46′ Nis pjesa e dytë. Skuadrat zbresin në fushë siç mbyllën 45 minutat e para.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Kastrioti 0-0

45’ Ndërpritet loja për një përplasje mes Janiçiç dhe Markut. Mbrojtësi i Luftëtarit del disa momente nga fusha e lojës prej dëmtimit.

38’ Krosim në zonë, Shkurtaj godet me kokë fluturimthi, por topi shkon vetëm pak jashtë portës.

37’ Goditje e Rahim nga disa metra largësi, por Ruçi i pasigurt. Kontrollon vetëm në dy kohë topin.

30’ Rast i artë për Rapon, i cili shërbehet aksidentalisht nga Shkurtaj pas edhe devijimit te Stijepoviç, dhe vetëm me portierin, godet lehtë, dhe Kuka kontrollon topin.

20’ Luftëtari kontrollon topin në mesfushë, por pa gjetur hapësira në prapavijën e Kastriotit. Krutanët mbyllin mirë çdo hapësirë.

13’ Provon Ymeraj nga jashtë zone me të djathtën, por topi nuk shkon drejt kuadratit të portës.

10’ Lojë e qenë të Gjirokastër. Ekipet nuk kërkojnë të hidhen në aventurë.

1′ Nis ndeshja në Gjirokastër.

 

FORMACIONET

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rapo, Ymeraj, Milosavljev, Shkrurtaj. Trajner: Milos Kostiç.

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Çutra, Mziu, Rrahim, Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"