VIDEO/ Kastrioti nuk është dorëzuar, krutanët mposhtin Egnatian pretendente për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 16:55

VIDEO/ Kastrioti nuk është dorëzuar, krutanët mposhtin Egnatian pretendente për Europën

Kastrioti ka regjistruar sot një fitore të bujshme ndaj Egnatias pretendente për Europën, duke martë tri pikë që e kthejnë me forcë në luftën për mbijetesë.

bandicam 2023-05-17 15-08-30-466

Ekipi krutan ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke diktuar ritmin që në fillim. Kartoni i kuq i Malotës ua bëri më të thjeshtë lojën dhe ata iu afruan disa herë portës kundërshtare, teksa rrogozhinasit bënë shumë pak në krahasim me ndeshjet e kaluar. Goli i Grecës në fund ishte ai që vendosi fatin e sfidës dhe i dha Kastriotit tre pikë që bëjnë reale shanset për mbijetesë.

KASTRIOTI-EGNATIA 1-0
80′ Greca

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Kastriotit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Kastrioti mendon më shumë të qarkulloje topin dhe të administrojë minutat e mbetura deri në fund të sfidës, duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë.

81’ Tetova nuk vonohet dhe hedh në fushë Xhejms në vend të Fernando.

80’ GOOOL KASTRIOTI! Pas një harkim nga e djathta, vjen gjuajtja e Çelës që ndalet në shtyllë, pastaj topi kthehet përsëri në qendër dhe aty Greca nuk gabon duke shtyrë sferën në rrjetë.

72’ Arapi merr vendin e Kamara në radhët e Kastriotit.

71’ Zogaj provon nga distanca me një gjuajtje të fortë, Sherri bën më të sigurtën duke grushtuar sferën.

69’ Lila dhe Mëlligja marrin vendin e Kasës dhe Fangajt.

67’ Kasa del mirë në të majtën, kalon edhe portierin Sali por pastaj gjuajtja e tij përfundon në rrjetën e jashtme të portës krutane.

64’ Çela merr vendin e S. Selmanit në radhët e Kastriotit.

62’ Zejnullai kroson në zonë për Duamenën, topi nuk arrin te sulmuesi dhe ndalet nga Sali.

55’ Kasa provon duke ndryshuar shpesh krahun të hyjë në zonë, por për momentin mbrojtja krutane ndalon me saktësi sulmuesin teknik të ekipit rrogozhinas.

50’ Gjuajtje e fortë e Rexhinaldos nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversën e portës së Sherrit.

48’ Vazhdon e njëjta tablo me skuadrën e Kastriotit që sulmon më shumë në kërkim të golit dhe rrogozhinasit e kthyer në mbrojtje.

46’ Pjesa e dytë nis me aktivizimin e Rexhinaldos në vend të Bejzades te Kastrioti. Ndërkohë, Xhekosn dhe Paulauskas i kanë lënë vendin Zejnullait dhe Atandës në radhët e Egnatias.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.  

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Një pasiguri e Sherrit sjellë mundësinë që Kamara të tentojë të gjuajë në portë ose të pasojë te Greca i vetëm. Por goditja e sulmuesit është e lehtë dhe sfera ndalet në duart e portierit të rrogozhinasve.

42’ Situata zhvendoset nga na tjetër, me Grecën i cili niset drejt portës por nuk mban në kontroll topin, duke i dhënë mundësinë Sherrit të dalë në dy kohë për të bërë të tijën sferën.

41’ Duamena tenton supergolin me një gjuajtje nga distanca, Sali është i vëmendshëm dhe pret në pozicion.

38’ Karton i verdhë për Onanuga, pas një faulli ndaj Paulauskas.

36’ Top i gjatë në thellësi për Kamara, sfera përfundon në duart e Sherrit.

30’ Tjetër sulm i shpejtë i krutanëve me Grecën, Sherri del dhe i largon topin nga këmbët.

25’ Goditje dënimi ballore e krutanëve, gjuajtja kthehet nga muri por pastaj topi shkon te Greca. Ky i fundit gjuan por gjen përgjigjen e Sherrit.

23’ Meta ftohet të shohë pamjet me VAR dhe pasi i vëzhgon, ndryshon vendim, duke dhënë faull jashtë zonës, por karton të kuq për Malotën si lojtar i fundit.

20’ Greca përfiton nga një pasiguri e mbrojtësve dhe niset drejt zonës. Ai rrëzohet në zonë pas kontaktit me Malotën dhe për Metën nuk ka dyshime, duke bërë shenjë nga pika e bardhë. Karton i verdhë për Malotën.

18’ Mehmeti tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk gjen portës.

15’ Rasti i parë i rrezikshëm i rrogozhinasve, Musta kroson nga e majta dhe gjen Duamenën i cili me kokë gjuan por pasi sfera përplaset në tokë, kalon mbi traversë.

9’ Duamena i afrohet zonës kundërshtare, por ndalet në momentin e gjuajtjes nga mbrojtësit e skuadrës krutane.

8’ Kastrioti shfaqet më ngulmues në këto minuta, kërkon të gjejë sulmuesit me topa në thellësi.

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Zogaj, Bejzade, Stojanoviç, Kamara, Onanuga, Karakaçi, Hasani, Mehmeti, Greca, S. Selmani.

Trajner: Emiljano Çela

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Memolla, Musta, Mëllugja, Agbekpornu, Fernando, Kasa, Xhekson, Duamena, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2023-05-17 at 3.01.09 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"