VIDEO/ Kastrioti harron si mbrohet në pjesën e dytë, Partizani siguron Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 18:40

VIDEO/ Kastrioti harron si mbrohet në pjesën e dytë, Partizani siguron Ligën e Konferencës

Partizani ka regjistruar një tjetër sukses teksa ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 4-0 në një ndeshje ku të kuqtë kanë dominuar sfidën.

PARTIZANI-KASTRIOTI

Me këtë fitore skuadra e Dritan Mehmetit ka siguruar matematikisht Europën ku ka mbetur ende një ndeshje për të luajtur.

Kastrioti nga ana tjetër pëson një disfatë në një ndeshje ku vinte pa shumë objektiva, me mbijetesën që ishte siguruar që më parë.

Partizani 4-0 Kastrioti

48′ Marku, 56′ Skuka, Cara 77′, Maget 83′

NGJARJET KRYESORE:

-GOOOOL Partizani. Maget shënon emrin në festën e të kuqve.

77′ Gooool Partizani. Cara nuk fal dhe ndëshkon Kastriotin.

56′ GOOOOOL Partizani. Skuka realizon të dytin pasi driblon me sukses mbrojtjen e Kastriotit.

48 GOOOL Partizani në avantazh. Të kuqtë shënojnë me Markun, i cili shfrytëzon disa gabime të një pas njëshme të mbrojtjes së Kastriotit.

37’ Skuka provon nga një kënd i ngushtë, Vata grushton topin dhe largon rrezikun.

32’ Partizani provon, por pa sukses. Goditja e Hadrojt është qendrore dhe kontrollohet pa problem nga Vata.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Sota, Hadroj, A.Marku, Rrapaj, H.Marku, Masanga, Mala, Stenio Zhunior, Skuka.

Trajner: Dritan Mehmeti

KASTRIOTI: Vata, Neziri, Kodra, Zetuna, Hajderaj, Husein, Sulka, Hasani, Basha, Onanuga, S.Selmani.

Trajner: Emiljano Çela

GJYQTARË: K.Shahini, H.Lisaku, R.Malaj
VAR: F.Lata, AVAR: T.Kasa

Video: Bujar Balliu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"