VIDEO/ Kastrioti bën detyrën, fitore e pastër ndaj Dinamos. Krutanët “zhysin” blutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 14:54

VIDEO/ Kastrioti bën detyrën, fitore e pastër ndaj Dinamos. Krutanët “zhysin” blutë

U luajt ditën e sotme takimi i fundit i javës së shtatë, në Kategorinë e Parë.

kastrioti

Në grupin A, Kastrioti triumfoi me shifrat 0-2 në transfertë përballë Dinamos. Ekipi i Ramazan Ndreut, arriti të marrë 3 pikët e kërkuara, përballë Dinamos së vendit të fundit.

Pas disa tentativave në portën e bluve, krutanët arritën të zhbllokojnë shifrat në minutën e 30-të, me një gol të Ajazit. Vijimi i ndeshjes pa miqtë që administruan rezultatin, edhe me disa tentativa spontane të vendasve.

dinamo kastrioti

Në sekondat e fundit të takimit, erdhi edhe një gol i Dacit, për të futur në kasafortë gjithçka. Pas kësaj fitoreje, Kastrioti shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Korabi kryesues. Nga ana tjetër, totalisht në krizë Dinamo, që mban vendin e fundit pas 7 javëve, me vetëm 1 pikë të marrë.

 

 

FT | Dinamo-Kastrioti 0-2

GOL:  / Ajazi 30′, Daci 93′

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"