VIDEO/ Karton i kuq, sherr e super gola. Strakoshës i mbetet të shohë rrjetën të mbushur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 23:02

VIDEO/ Karton i kuq, sherr e super gola. Strakoshës i mbetet të shohë rrjetën të mbushur

Lacio dhe Torino përmbyllën javën e 16-të në Serinë A, me sfidën mes tyre që u mbyll me fitoren 1-3 të miqve. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në sekondat e fundit, një konfrontim mes Imobiles dhe ish-romanistit, Burdiso, bëri që arbitri të nxirrte kartonin e kuq për sulmuesin e Lacios.

lacio torino

Me fillimin e të dytës, Torino shënoi shpejt dy herë, me Berenguer dhe Rinkon. Luis Alberto ngushtoi përkohësisht shifrat, por ishte Edera, i sapo futur në lojë për “granatat”, që vulosi fitoren për Torinon.

Strakosha ishte titullar nga minuta e parë, por nuk i mbetej të bënte asgjë, pas mbetjes me 10 lojtarë të ekipit të tij, por edhe duke parë super golat e shënuar nga lojtarët miq. Me këtë humbje, Lacio mbetet në vendin e 5-të, me 32 pikë, ndërsa Torino afrohet me Milanin, në vendin e 8-të, me 23 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"