VIDEO/ Karton i kuq për rekord, ish-mbrojtësi i Barçës lë fushën pas vetëm 9 sekondash lojë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 21:58

VIDEO/ Karton i kuq për rekord, ish-mbrojtësi i Barçës lë fushën pas vetëm 9 sekondash lojë!

Kampionati francez i futbollit sot ka parë një episod që padyshim ka përfunduar në librin e rekordeve. Zhan-Kler Todibo, ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka marrë një karton të kuq pas vetëm 9 sekondash lojë, duke lënë ekipin e Nicës me 10 lojtarë në sfidën kundër Anzher.

todibo

Ndeshja sapo kishte filluar kur Anzher nisi një aksidon të shpejtë me Sima i cili u nis drejt portës. Todibo ndërhyri duke e rrëzuar lojtarin që po shkonte drejt portës kur regjistrohej sekonda e gjashtë e sfidës ndërsa në sekondën e 9 ishte gjyqtari që tregoi kartonin e kuq.

Ky është padyshim rekord i ri, pasi më parë kujtohej vetëm një precedent i ngjashëm, ku një futbollist i Rosario Central pas 9 sekondash kishte bërë faull ndaj një lojtari të Godoj Kruz në kampionatin argjentinas në vitin 2017 dhe asokohe mendohej se ishte rekord absolut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"