VIDEO/ Karton i kuq dhe penallti! Kukësi harron të fitojë, Apolonia merr barazimin e katërt radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2021 | 23:58

VIDEO/ Karton i kuq dhe penallti! Kukësi harron të fitojë, Apolonia merr barazimin e katërt radhazi

Tjetër rezultat negativ për Kukësin. Skuadra e Mirel Josës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Apolonisë. Një përballje ku nuk mungoi kartoni i kuq, penalltia si dhe golat.

bandicam 2021-03-12 14-26-12-618

Verilindorët mbetën fillimisht me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Bytyçit në minutën e 42-të, teksa Ibraimi shënoi me penallti në shtesat e pjesës së parë.

Gjata Mario

Në fragmentin e dytë të lojës, fierakët ishin më kërkues, teksa gjetën baraspeshën me Mario Gjatën. Ky ishte barazimi i katërt radhazi për Apoloninë dhe ndeshja e 5-të radhazi pa fitore për Kukësin.

FT KUKËSI-APOLONIA 1-1

Ibraimi 45+2′ (p) / Gjata 86′

FT: KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90+3′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Eze, vendin e tij e merr Dragoshi.

90+2′ Rrezikon edhe Ibraimi me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

90+1′ Kukësi provon ta fitojë sfidën, teksa provon me Baravikas, por tentativa e tij ndalet nga Harizaj, topi shkon në këndore.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te Apolonia, largohet Levendi, vendin e tij e merr Zoga.

86′ GOOOOL APOLONIA 1-1/ Vendoset barspesha, Mario Gjata realizon me kokë, me portën e boshatisur, fillimisht topi u ndal në traversë pas tentativës së Omerit, teksa shkon te Gjata që nuk fal. 

83′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Taipi, vendin e tij e merr Limaj.

77′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Krasniqi shumë pranë vijës fatale. Sulmuesi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës duke shpërdoruar një gol të sigurt.

75′ Në vështirësi skuadra e Kukësit, Hetemaj largon rrezikun në këndore. Apolonia është hedhur në sulm në kërkim të barazimit.

72′ Krasniqi kërkon penallti pas duelit me Kurdiç brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Lata.

67′ Haxhiu harkon nga e djathta për Gjatën që provon me kokë, por gjuajtja e tij shkon drejt e në duart e Xhikës.

65′ Demiri është i ndëshkuari i radhës për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

63′ Zëvendësim te Apolonia, largohet Zaimi, vendin e tij e merr Krasniqi.

60′ Tsintsaxe është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

55′ Një tjetër mundësi për Apoloninë me Gjatën, por tentativa e tij u ndal nga Xhika, i pakalueshëm gardiani i skuadrës verilindore.

52′ Pranë golit të dytë Kukësi me Taipin, tentativa e tij u ndal me këmbë nga portieri Harizaj që mban në lojë fierakët.

49′ Apolonia e nis pjesën e dytë në sulm, duke u hedhur përpara në kërkim të golit të barazimit. Haxhiu harkon rrezikshëm nga e majta, por Kurdiç largon topin në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë, Josa kryen zëvendësimin e parë, largon nga fusha Peposhin, vendin e tij e merr Hetemaj.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2′ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Agim Ibraimi kalon në avantazh verilindorët. Kapiteni nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë. 

45+1′ Peposhi fiton penallti pas një rrëzimi brenda zonës gjatë një dueli me futbollistin Haxhiu. Për gjyqtarin Lata kemi të bëjmë me 11-metërsh.

45′ Diop ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Eze.

44′ Mihana provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi traun e portës.

42′ Kukësi me 10 lojtarë. Bytyçi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Mario Gjatës.

35′ Kotobelli kroson nga e majta, Harizaj dhe Sota për pak sa nuk e katranosin brenda zonës, i vëmendshëm aty Agiare, që largon rrezikun.

34′ Provon edhe kapiteni Ibraimi me të majtë nga distanca, por sërish jashtë kuadratit.

33′ Ergys Peposhi lëshon një predhë nga distanca e konsiderueshme, tentativa e talentit të Kukësit shkon jashtë kuadratit.

31′ Provon edhe Kukësi me Ibraimin, por i vëmendshëm Harizaj, që ndal tentativën e kapitenit të skuadrës verilindore.

29′ Sërish rrezikshëm Apoloinia, Mihana asiston bukur për Haxhiun, që provon me një gjuajtje fluturimthi nga e djathta e zonës, por kundërpërgjigjet mjaft mirë Xhika.

23′ Bytyçi është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

19′ Goditje nga këndi për Apoloninë, provon Zaimaj me kokë, tentativa e futbollistit shkon jashtë kuadratit.

15′ Harkim nga mesfusha, Diop gjuan me kokë brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Xhika, tjetër kërcënim në portën e verilindorëve.

13′ Mundësi e mirë për Kukësin, Ibraimi jep një asist për Peposhin brenda zonës, por futbollisti i ri nuk arrin të kontrollojë siç duhet topin brenda zonës, kapiteni Agiare largon rrezikun në këndore.

10′ Provon të shtyjë përpara Kukësi, teksa pas një harkimi nga këndi Kurdiç provon me një gjuajtje por ndalet nga mbrojtësit fierakët.

4′ Rasti i parë i rrezikshëm në portën e Kukësit, ishte Gjata, që provoi me një gjuajtje, pas topit të rikuperuar nga Mihana, por tentativa e sulmesit u ndal pa shumë probleme nga portieri Xhika.

3′ Verilindorët e nisin në sulm ndeshjen, duke ushtruar presion në gjysmëfushën e Apolonisë, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

KUKËSI: Xhika, Kotobelli, Bytyçi, Baravikas, Demiri, Taipi, Peposhi, Tsintsaxe, Ibraimi, Eze. Trajner: Mirel Josa

APOLONIA: Harizaj, Diop, Sota, Agiare, Haxhiu, Levendi, Mehmeti, Smaçi, Zaimaj, Mihana, Gjata: Trajner: Fabricio Kamarata

kUKESI-aPOLONIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"