VIDEO/ Karton i kuq dhe momente tensioni, Besa ndal vrullin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 23:57

VIDEO/ Karton i kuq dhe momente tensioni, Besa ndal vrullin e Skënderbeut

Është mbyllur në barazim pa gola, dueli mes Besës dhe Skënderbeut, i zhvilluar në Peqin i vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.

Collage Maker-20-Dec-2022-12.15-PM

Një rezultat ky që iu shkon më shumë përshtat kavajasve, që kanë ndalur vrullin e korçarëve, që vinin pas 2 triumfe radhazi, teksa kanë objektiva madhore këtë sezon.

Rastet më të pastra për shënim i krijoi Skënderbeu me Temitopen, Pecanin, Liçon dhe Vecajn, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës, ndërkohë në krahun tjetër, skuadra e Maganit, u mbrojt mjaft mirë duke kërcënuar herë pas here me kundërsulme.

Një lojë në përgjithësi me rritëm të kënaqshëm, pavarësisht se nuk prodhoi gola. Nuk munguan as momentet e tensionit në fundin e sfidës, teksa mbrojtësi Ramilli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën 90+2’.

Momentalisht Skënderbeu ruan vendin e tretë (në kuotën e 20 pikëve) ndërsa Besa ngjitet në vend të katërt në kuotën e 19 pikëve.

Nesër do të luhen 6 takimet e tjera të kësaj jave të Kategorisë së Parë, sfidat e fundit të këtij turneu për këtë vit kalendarik.

FORMACIONET ZYRTARE:

BESA: Moura, Perja, Reci, Ramilli, Nurja, Sulovari, Raza, Dalipi, Ntephe, Hoxha, Onuh.

Trajner: G.Magani

SKËNDERBEU: Ruçi, Zguro, Rapa, Prençi, Frashëri, Alii, Liço, Pecani, Lika, Pusi, Temitope.

Trajner: I.Gvozdenoviç

GJYQTARË: I.Myrtja, A.Zalla, M.Bega

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"