VIDEO/ Karton i kuq dhe 5 gola, Flamurtari mposht në transfertë Besën dhe i afrohet kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2023 | 23:33

VIDEO/ Karton i kuq dhe 5 gola, Flamurtari mposht në transfertë Besën dhe i afrohet kreut

Flamurtari ka mundur në transfertë Besën me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë. 

ncmcnmc

Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga Juri nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 36’ Oliveira dyfishon shifrat për Flamurtarin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të vlonjatëve.

Me fillimin e pjesës së dytë Oliveira shënoi dopietë. Në minutën e 57-të Liçaj kapi topin me dorë në zonë dhe u ndëshkua me karton të kuq duke i dhuruar 11-metërsh Besës. Më pas Hoxha shënon golin e parë për ekipin nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 60’ Oliveira vulos fitoren e Flamurtarit duke shënuar tripletë.

Me këtë 3 pikësh Flamurtari ngjitet në vendin e 2-të me 32 pikë ndërsa Besa mbetet në vendin e 5-të me 24 pikë.

BESA 1-4 FLAMURTARI

58′ Hoxha (P) / 7′ Juri (P), 36′, 54′ 60′ Oliveira

NGJARJET KRYESORE 

90’+3′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minutash shtesë.

82′ Enes Kuka gjuan nga distanca, por topi shkon mbi traversë.

78’ Largohet kapiteni i Flamurtari, Erik Flores, zëvendësohet nga Pedro Augusto.

74’ Hoxha gjuan me të djathtën drejt portës, por topi shkon në duart e portierit Klajdi Kuka.

67’ Lë fushën autori i 3 golave Oliveira, në vend të tij hyn Xhonatan.

66’ Largohet nga fusha Ramili, zëvendësohet nga Lila.

63’ Dy zëvendësime nga Flamurtari! Dalin Augusto dhe Ferndando, në vend të tyre futen Luis Karlos dhe Silue.

60’ GOOOL FLAMURTARI 1-4! Flores i nxjerr një top të gjatë Oliveirës, ky i fundit shënon golin e tretë personal.

58’ GOOOL BESA 1-3! Hoxha nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënon golin e parë për Besën.

57’ Liçaj kap topin me dorë në zonë dhe ndëshkohet me të kuq. Ka 11-metërsh për Besën.

54’ GOOOL FLAMURTARI 0-3! Beqja niset me kundërsulm dhe asiston drejt Oliveirës, ky i fundit nuk gabon përpara portës së Dabjanit.

46’ 3 zëvendësime nga ekipi i Besës! Dalin nga loja Veriu, Raza dhe Ntepe. Në lojë futen Bali, Kukaj, Sulovari.

46′ Nis pjesa e dytë!

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë!

45’ Akordohen 4 minuta shtesë.

42’ Fernando gjuan me të majtën potente nga distanca, por topi shkon shumë pak larg shtyllës.

36’ GOOOL FLAMURTARI 0-2! Fernando kroson në zonë drejt Oliveirës, ky i fundit përfiton “përgjumja” e mbrojtjes dhe shënon gol me kokë.

32’ Sulmuesi i Besës i pafat, Onuh godet, por shtylla i mohon golin e barazimit.

27’ Përplaset me Beqjan në një duel, Onuh mbetet i shtrirë në tokë për disa sekonda.

25’ Nurja ekzekuton goditjen e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

23’ Juri proteston për goditjen e dënimit, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

22’ Veriu tenton të pasojë për Kukën, por topi është shumë i gjatë dhe ai nuk arrin ta kapë.

16’ Kuka i nxjerr një top të mirë Onuh, por ky i fundit nuk arrin të godasë.

14’ Onuh përfiton nga një gabim i futbollistëve të Flamurtarit dhe avancon drejt portës me portën, por Disha ndërhyn në kohë dhe largon rrezikun.

12’ Kuka provon me një goditje nga distanca, por topi devijohet nga mbrojtja dhe shkon mbi traversë.

10’ Redi Veriu gjuan me kokë drejt portës, por topi fluturon mbi traversë.

7’ GOOOL FLAMURTARI 0-1! Juri nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, kalon ekipin në avantazh.

6’ Nyrja ndërhyn ndaj Fernandos në zonë duke e rrëzuar, arbitri akordon 11-metërsh.

3’ Flores godet, por topi fluturon mbi traversë.

2’ Ramilli ndërhyn ashpër ndaj Fernandos, ka goditje dënimi për Flamurtarin.

3’ Flores godet, por topi fluturon mbi traversë.

2’ Ramilli ndërhyn ashpër ndaj Fernandos, ka goditje dënimi për Flamurtarin.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

BESA: Dabjani, Perja, Ramilli, Dalipi, Nurja, Veriu, Raza, Kuka, Ntepe, Onuh, Hoxha;

Trajner: Gugash Magani

FLAMURTARI: Kuka; Liçaj, Qarri, Disha, Beqja, Pjeshka, Oliveira, Juri, Flores, Augusto, Fernando;

Trajner: Marcelo Troisi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"