VIDEO/ Karton i kuq dhe 2 gola, Laçi “shuan” ëndrrat për titull të Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 0:01

VIDEO/ Karton i kuq dhe 2 gola, Laçi “shuan” ëndrrat për titull të Egnatias

Egnatia dhe Laçi kanë ndarë pikët në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”.

sdfasd

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste nga të dyja ekipet, teksa momenti më i rëndësishëm ishte kartoni i kuq i Zejnullait. Ndërsa pjesa e dytë pati gola, emocione, raste dhe spektakël në stadiumin “Partizani”.

Sfida u bllokua vetëm në minutën e 50’ me Guindo, ndërsa në të 62’ Xhekson riktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Laçi shënoi një tjetër gol në të 65’ me Spahiun, por u anulua për pozicion jashtë lojë.

Me këtë barazim kurbinasit shuajnë ëndrrat e rrogozhinasve për titull. Egnatia renditet në vendin e 3-të me 43 pikë ndërsa Laçi në vendin e 5-të me 40 pikë.

EGNATIA 1-1 LAÇI

62′ Xhekson (P)/ 50′ Guindo

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida në stadiumin “Partizani”.

90’+3’ Mazrekaj i jep asist Spahiut, ky i fundit godet por topi shkon mbi traversë.

90’ Akordohen 6 minuta shtesë.

87’ Shkurtaj lë fushën e lojës pas një dëmtimi, në vend të tij futet Barjamaj.

85’ Turkaj lë fushën e lojës, ka minuta për Albi Alla.

84’ Dy zëvendësime në radhët e Egnatias. Largohet Kasa dhe Fernando, në lojë futen Paulauskas dhe Emsis.

81’ Çfarë mundësie e artë për Egnatian! Xhekson avancon me topin dhe i kroson Fernandos, ky i fundit godet drejt portës dhe Selmani bën një pritje të mirë. Topi kthehet si asist për Kasën, por ky i fundit nuk arrin të shënojë me portë të boshatisur.

80’ Guindo godet me të majtën potente, por topi shkon jashtë fushës.

75’ Largohet Ziko, në lojë futet Babatunde.

70’ Pas një krosimi në zonë, Velkoski godet me kokë drejt portës, por Sherri bën një pritje të mirë.

65’ Mazrekaj gjuan nga goditja e dënimit drejt zonës, pas një rrëmuje Turkaj dërgon topin në rrjetë. Goli anulohet për pozicion jashtë loje.

62′ GOOOL EGNATIA 1-1! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Xhekson rikthen baraspeshën duke shkundur rrjetën e Selmanit.

59’  Ka një rrëmujë në zonë mes Roganoviçit dhe Malotës, rrogozhinasit pretendojnë për 11 metërsh. Arbitri shkon në VAR dhe akordon penallti.

56’ Shkurtaj godet drejt portës, por Atanda bllokon topin duke mos e lejuar të shkojë në rrjetë.

50’ GOOOL LAÇI 0-1! Spahiu futet në zonë dhe i jep asist Guindosë, ky i fundit përfiton duke e dërguar topin në rrjetë.

48’ Ndërhyn ashpër ndaj një futbollisti të Laçit, Xhekson ndëshkohet me të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë, largohet nga fusha Qato dhe në vend të tij futet Mazrekaj.

45′ Mbyllet pjesa e parë!

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

44’ Roganoviç kërkon të gjejë Guindo me një pasim të gjatë, por topi shkon në duart e Sherrit.

41’ Akbegpornu ndërhyn ndaj Spahiut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

38’ Fernando kroson drejt zonës për Xhekson, por ky i fundit nuk arrin ta kapë topin.

32’ Spahiu tenton të pasojë topin, por Fangaj ndërhyn saktë.

25’ Ndërhyn ashpër ndaj Roganoviçit, Zejnullai ndëshkohet me karton të kuq.

23’ Fernando avancon me topin drejt portës, por Turkaj ndërhyn dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15’ Atanda ndërhyn ashpër ndaj Spahiut, ndëshkohet me karton të verdhë nga arbitri.

13’ Ujka provon me një gjuajtje potente nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë. Nuk ka rrezik për Sherrin.

7’ Ujka kroson drejt zonës, por Malota tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

1′ Nis dueli!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Malota, Atanda, Memolla, Fangaj, Akbegpornu, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Kasa, Duamena.

Trajner: Edlir Tetova

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Spahiu, Manellari, Ujka, Qato, Guindo, Shkurtaj.

Trajner: Stavri Nica

4854654

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"