VIDEO / Karrasko dhe Grizman ngjitin Atletikon në vendin e dytë në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 15:07

VIDEO / Karrasko dhe Grizman ngjitin Atletikon në vendin e dytë në Spanjë

Golat e Janik Karrasko dhe të Antuan Grizman i kanë dhënë mundësinë Atletikos së Madridit që të ngjitet në vendin e dytë të renditjes në kampionatin spanjoll. Madrilenët kanë arritur të mundin me shifrat 2-0 Seviljen, një rival shumë i fortë dhe tani kanë mundësinë të mendojnë të qetë për duelin e mesjavës në Ligën e Kampioneve.

grizman karrasko

Në një sfidë shumë të luftuar, Karrasko arriti t’i jepte avantazhin skuadrës së tij në fillimin e pjesës së dytë, duke kaluar me shpejtësi N’Zonzin për të mposhtur portierin Riko. Më pas, Grizman finalizoi një aksion me shumë pasime në radhët e skuadrës madrilene, për të dyfishuar shifrat dhe kaluar në renditje pikërisht Seviljen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"