VIDEO/ “Karius 80 milionësh”, edhe Alison gafë si paraardhësi, por Liverpuli ia del ndaj Lestërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 15:27

VIDEO/ “Karius 80 milionësh”, edhe Alison gafë si paraardhësi, por Liverpuli ia del ndaj Lestërit

Liverpul ka arritur të fitojë nga Leiçester Sitit në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 1-2. U duk se do të ishte një fitore e thjeshtë për djemtë e Klopit kur Mane shënoi që në minutën e 10-të të takimit. Më pas Firminjo në limitet e pjesës së parë dyfishoi për miqtë dhe e mbylli pjesën e parë 0-2.

3263879_1535804336o

Për të komplikuar situatën mendoi Alison. Në përpjekje për të dribluar Madison, ky i fundit i rrëmben topin dhe shërben për Kezal, i cili ngushton shifrat në 1-2, që do të ishte dhe rezultati përfundimtar me gjithë përpjekjet e vendasve. Portieri i blerë nga Roma ka rikthyer “fantazmat” e Karius. Në këtë takim ka pasur minuta edhe për Xherdan Shaqirin, i cili është hedhur në fushë në minutën e 71 në vend të Salah. Liverpul ruan kështu vendin e parë me 12 pikë dhe një golavarash impresiv, 9 gola të shënuar dhe 1 të pësuar.

Alison on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"