VIDEO/ Kardozo dhe Solomon nderojnë Partizanin, Kukësi zhytet në fundin e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 23:59

VIDEO/ Kardozo dhe Solomon nderojnë Partizanin, Kukësi zhytet në fundin e tabelës

Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionët për këtë sezon, duke mposhtur Kukësin me rezultatin 0-2 në supersfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Partizani

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në fragmentin e dytë të lojës, ishin sulmuesit Kardozo dhe Solomon ata që i dhuruar fitoren skuadrës së Dajës.

Partizani goli

Ndërkohë që Kukësi e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon duke regjistruar 2 humbje me 2 rivalë direkt si Tirana dhe Partizani.

FT: KUKËSI – PARTIZANI 0-2

Kardozo 60′, Solomon 89′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ GOOOOL PARTIZANI 0-2/ Solomon dyfishon rezultatin duke “vrarë” përfundimisht sfidën. Pas krosimit të Hakajt nga e majta, sulmuesi nuk ka falur me kokë brenda zonës. 

86′ Mateus Leira ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bitrit.

80′ Me fat partizani në këto minuta. Pas një harkimi nga këndi, Eze godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

74′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Limaj, vendin e tij e merr Eze.

72′ Partizani kryen 2 zëvendësime, largohen Lukas Kardozo dhe Alesio Hyseni, vendin e tyre e marrin Tedi Cara dhe Broja.

70′ Taipi shpërdoron një rast të artë duke u nxituar në tentativën e tij në hyrje të zonës, teksa e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

64′ Provon Limaj me një gjuajtje nga distanca, por ndalet nga portieri Hoxha. Gjuajtja e kapitenit ishte qëndrore.

62′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Gashi, vendin e tij e merr Kuper.

60′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Kardozo kalon në avantazh skuadrën e Dajës. Pas një depërtimi fantastik të Solomon nga e djatha,, ky i fundit servir bukur brenda zonës për Kardozon, që nuk fal brenda zonës. 

52′ Bytyçi është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë në radhët e Kukësit.

49′ Gashi provon me një gjuajtje drejt portës, por pa probleme për portierin Alban Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2′ Lulaj ndëshkohet me kartonin e verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Jurgen Bardhit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41′ Tjetër rast i rrezikshëm i Partizanit. Hakaj kroson bukur nga e majta, por nuk arrin aty as Solomon dhe as Kardozo ta shtyjnë topin drejt rrjetës.

39′ Esin Hakaj ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Goditje dënimi për Partizanin, shumë pranë hyrjes së zonës. Provon  me të majtën Asani, topi devijohet, protestojnë për penallti futbollistët e kuq. Nuk është i këtij mendimi gjyqtari Bajramaj. Pamjet tregojnë qartë që Ibrahimi ka prekur topin me dorë brenda zonës.

32′ Provon të surprizojë Partizani, Hakaj merr krahun nga e majta, por krosimi i tij nuk është i saktë.

21′ Minuta mjaft të mira për Kukësin, Gashi del i lirë nga e majta, provon me një gjuajtje drejt portës, por ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Hoxha.

20′ Shpëton për mrekulli porta e Partizanit, Horiç, provon nga brenda brenda zonës, pas topit të ulur mjaft bukur nga Lulaj, por mbrojtësi nuk ka arritur ta dërgojë në rrjetë.

19′ Pranë golit Kukësi me kapitenin Vesel Limaj, i cili provon me një predhë nga distanca, por grushton në vështirësi gardiani i Partizanit, i cili e dërgon rrezikun në këndore.

13′ Provon edhe Ibrahimi nga distanca, por topi devijohet nga Bardhi në këndore, që është e dyta për verilindorët.

10′ Taipi provon të surprizojë Alban Hoxhën me një gjuajtje nga jashtë zonës, por ndalet nga gardiani i kryeqytetasve, edhe pse në dy kohë.

7′ Më kërkuese skuadra e Gegës në këto momente që ushtron presion në zonën e të kuqve. Të vendosur mirë në repartin difensiv të besuarit e Dajës, që nuk lejojnë hapësira.

2′ Pranë golit Kukësi me Horiç, i cili pas një harkimi nga këndi, provon me kokë, por topi shkon mbi traversë.

1′ Ka startuar supersfida në “Loro Boriçi”

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI:  Xhika, Lulaj, Horiç, Bytyçi, Demiri, Limaj, Ymeri, Taipi, Ibraimi, Gashi, Mateus. Trajner: Skënder Gega.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Hyseni, Mala, Bardhi, Asani, Solomon, Kardoso. Trajner: Ilir Daja.

Kukesi Partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"