VIDEO/ Karabagu i Agollit shkërmoqet nga Çelsi, shqiptari titullar për 90 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 20:24

VIDEO/ Karabagu i Agollit shkërmoqet nga Çelsi, shqiptari titullar për 90 minuta

Karabagu i Ansi Agollit, u duk i pafuqishëm për të përballuar fuqinë e Çelsit, në ndeshjen e javës së 5-të në Champions Ligë. Azerët luajtën sfidën e tyre në orën 18:00, dhe u mundën me rezultatin 0-4.

celsi

Mbrojtësi shqiptar, Agolli, u aktivizua si titullar, dhe luajti të gjithë takimin, por nuk mund të bënte më shumë për ekipin e tij, duke patur përballë yje si Fabregas, Eden Hazard apo Uillian. Edhe pse ishte nga më të mirët në fushë për ekipin e tij, kartoni i shpejtë i kuq i lojtarit Sadigov, ia bëri të vështirë ndeshjen Karabagut.

Tashmë, Karabagu mbetet në vendin e fundit të grupit C, me vetëm 2 pikë, ndërsa Çelsi numëron 10 pikë, dhe siguron kualifikimin për në fazën tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"