VIDEO/ Kaosi përfshin Juventusin! Ecuria negative dhe kontestimet e tifozëve, Alegri shoqërohet nga forcat policore në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 14:32

VIDEO/ Kaosi përfshin Juventusin! Ecuria negative dhe kontestimet e tifozëve, Alegri shoqërohet nga forcat policore në…

E pabesueshme ajo që po ndodh në ambjentin juventin!

AL

“Zonja e Vjetër” ka pësuar një tjetër humbje, teksa pasditen e djeshme është mundur në transfertë, minimalisht 1-0 ndaj Monzës, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.

Një kaos i vërtetë ka përfshirë të gjithë Juventusin, ku përveç kontestimeve të tifozëve ndaj lojtarëve me vërshëllima dhe ofendime në drejtim të tyre, së fundmi ka qarkulluar një video me trajnerin Masimiliano Alegri, i cili sfidën e djeshme ishte i pezulluar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Salernitanës.

Tekniku italian në fund të ndeshjes la tribunën qëndrore të stadiumit “Brianteo” të Monzës, ku po ndiqte takimin edhe shkoi në drejtim të dhomave të zhveshjes për të takuar lojtarët, por Alegri duke parë frikën e tifozerisë së Juventusit është shoqëruar deri në ambjentet e dhomave të zhveshjes me forca policore.

Aktualisht, bardhezinjtë në 7 javë kampionat ndodhen në vendin e 8 duke grumbulluar 10 pikë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"