VIDEO/ Kaos total! Tifozët nuk përmbahen, shtyhet ndeshja në kampionatin francez. Shikoni çfarë ndodh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2021 | 19:55

VIDEO/ Kaos total! Tifozët nuk përmbahen, shtyhet ndeshja në kampionatin francez. Shikoni çfarë ndodh

Gjithçka ka ndodhur në Marsejë.

marseje

Tifozët demonstruan sot përpara qendrës stërvitore të skuadrës franceze të Marsejës, kundër klubit, lojtarëve dhe presidentit.

Sidoqoftë, situata doli jashtë kontrollit kur disa prej tyre hynë në selinë e klubit. Mediat franceze raportojnë për rreth 50 tifozë që hynë në qendrën stërvitore ku ishin lojtarët, trajneri dhe stafi teknik duke goditur zyrat.

Disa tifozë gjithashtu mbërritën deri në dhomat e zhveshjes dhe një lojtar u godit me gaz lotsjellës të hedhur nga policia për të shpërndarë turmën.

Në orët e fundit situata është kthyer në qetësi, por ndeshja e Ligue 1 ndaj skuadrës Ren është shtyrë, e cila ishte e programuar të zhvillohej sonte me fillim nga ora 21:00.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"