VIDEO/ Kaos te klubi i njohur europian, tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 21:43

VIDEO/ Kaos te klubi i njohur europian, tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët

Një kaos i vërtetë ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes Debreçenit dhe Paksi, e cila u mbyll në barazim 1-1. Pikërisht me këtë barazim, klubi i njohur i Debreçenit ra nga kategoria, duke sjellë një irritim të madh tek tifozët.

pjimage

Menjëherë sapo përfundoi ndeshja, të gjithë lojtarët u shtrinë në tokë ët mërzitur për këtë rënie nga kategoria. Tifozët të irrituar nga lojtarët, kanë pushtuar fushën e lojës, jo për t’iu dhënë kurajë, por për t’i goditur.

Ata u quajtën shkaktarët kryesorë për rënien e skuadrës dhe tifozët nuk kanë nguruar t’i godasin, ku Nikolla Trujiç dhe Luka Milutinoviç, pësuan disa dëmtime të mëdha. Duhej ndërhyrja e policisë, në mënyrë që tifozët të shpërndaheshin dhe të largoheshin nga fusha e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"