VIDEO/ Kaos në minutat e fundit, Devolli-Labëria është e denjë për film. Nga goli i anuluar te dhuna ndaj gjyqtarit dhe penalltia e humbur me “rreng”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 0:02

VIDEO/ Kaos në minutat e fundit, Devolli-Labëria është e denjë për film. Nga goli i anuluar te dhuna ndaj gjyqtarit dhe penalltia e humbur me “rreng”

Ndeshja e kësaj të diele në Kategorinë e Dytë mes Devollit dhe Labërisë kishte një fund të denjë për një film. Situatat që kanë ndodhur në fushë njëra pas tjetrës kanë sjellë kaos të pashembullt edhe në tribuna, me ngjarjet e dhunshme që nuk kanë munguar përsëri.

sdfsdfsdfdfdsffsdf

Gjithçka nisi me një gol që iu anulua skuadrës së Devollit në minutën e 89 të ndeshjes. Gjyqtari anësor që e sinjalizoi u godit nga tifozët vendas dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, me përplasje edhe mes skuadrave në fushë, teksa pjesëtarët e Devollit vazhdonin protestat ndaj vijërojtësit të goditur.

 

Një episod që solli edhe një pushtim fushe me një person “të armatosur” që kërceu nga tribuna dhe kërkoi të bënte vetëgjyqësi, i ndalur nga futbollistët e Devollit e më pas edhe me policinë që ndërhyri për ta neutralizuar.

Pas rreth 10 minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi për të luajtur minuta e fundi. Por në këtë moment, gjyqtari dha një penallti të diskutueshëm për Labërinë, mes protestave të lojtarëve vendas të cilët ishin të bindur që faulli ishte jashtë.

Mes kaosit dhe protestave që zgjatën për minuta të tërë, lojtarët e Devollit me radhë shkuan dhe shkelën me taka duke dëmtuar pikën e 11-metërshit, nga do të bëhej goditja.

Ndaj ndoshta nuk ishte çudi që Albano Çaushaj gjuajti jashtë në tentativën e tij. Një gabim i cili solli festën e ekzagjeruar të një prej lojtarëve të Devollit para fytyrës së futbollistit të Labërisë i cili e goditi me shkelm duke e lënë të shtrirë në tokë, për një tjetër moment kaosi ky gjyqtari këtë radhë nuk kurseu kartonin e kuq.

Vetëm 4 minuta lojë, që zgjatën 20 minuta mes ndalesave dhe çudive, në një situatë krejtësisht të pazakontë, por që tregon paksa realitetin e futbollit shqiptar larg vëmendjes së kamerave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"