VIDEO/ Kanselo debuton me asist, Bajerni dhuron spektakël dhe regjistron fitoren e parë për vitin 2023
Bajerni i Mynihut mposhti Mainzin me rezultatin 0-4 në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Gjermanisë duke marshuar më tej.
Debutim si protagonist edhe për futbollistin portugez, Zhoao Kanselo, i cili iu bashkua bavarezëve pak ditë më parë nga radhët e Sitit, teksa vetëm 17 minuta në fushë i mjaftuan për të asistuar në golin e avantazhit të shënuar nga Çupo-Moting.
Joao Cancelo gets an assist on his Bayern debut! 🔥
pic.twitter.com/KGDDuxHs5x— ALAN (@Wotyyt) February 1, 2023
Në minutën e 30-të, ishte Musiala, ai që dyfishoi shifrat, teksa Sane ngriti rezultatin në 0-3 në minutën e 44-t. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3.
Për të vulosur këtë duel mendoi Alfonso Dejvis në minutën e 83-të. Vlen të theksohet fakti se ky ishte triumfi i parë për vitin kalendarik 2023 për bavarezët që vinin pas 3 barazimesh radhazi në kampionat.
PANORAMASPORT.AL
