VIDEO/ Kamza lëshon ndeshjen, Teuta shënon 3 gola për 9 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 15:51

VIDEO/ Kamza lëshon ndeshjen, Teuta shënon 3 gola për 9 minuta

Është mbyllur me rezultatin 1-3 sfida mes Kamzës dhe Teutës e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Vendasit e Klodian Duros kanë udhëhequr në  pjesën e parë falë golit të Bonanit, ndërsa në të dytën kamzalinjtë janë dorëzuar pa kushte.

Kamza-Teuta

3 gola për 9 minuta, teksa durrsakët e kanë pasur mjaft të lehtë të përmbysin rezultatin, duke siguruar fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit. Mungesat e shumta dhe problemet në klub kanë ndikuar në mënyrë të drejpërdrejtë në sfidën e sotme, teksa skuadra e Duros dukej e dorëzuar.

Goli i Kamzes foto

Kamza-Teuta 1-3

Golat: Bonani 17’/ Latif 77’ (11-m), Progni 80’, Beqja 86’

KOMENTI:

90+2′ Ka përfunduar sfida në Kamëz. Teuta ka arritur të fitojë me përmbysje me ekipin e Kamzës.

86′ Goool Teuta shënon golin e nokautit. Është Fabia Beqja që shënon golin nga e djathtta ku godet nga brenda zonës dhe e dërgon topin në rrjetë.

82′ Gooool Progni godet nga brenda zonës dhe nuk i jep asnjë shans portierit që ta presë. Topi përfundon në rrjetë. Përmbyesin gjithçka durrsakët.

78′ Goool. Amadu Latif shndërron në gol 11-metërshin e fituar nga lojtari Progni. Barazohet rezultati në Kamëz. 

77′ 11 metërsh. Progni rrëzohet brenda zonës, kur topi ishte i harkuar nga krahu dhe gjyqtari akordon penallti. Ndëshkohet me karton të verdh Malaj.

74′ Një goditje dënimi për skuadrën e Teutës. Niset Progni topi përfundon ngjitur me shtyllën. Shpëton skuadra e Kamzës.

72′ Një lojë dominuese në këto minuta nga skuadra e Teutës me Kamara që ka vendosur disa herë në rrezik portën e skuadrës kundërshtare.

63′ Një ndeshje që po luhet shumë në mesfushë, me durrsakët që kërkojnë të barazojnë, ndërsa skuadra e Duros kërkon menaxhimin e rezultatit.

60′ Insiston Teuta. Një krosim i rrezikshëm nga goditja e këndit, por largon Roloviç.

59′ Progni kroson në zonë nga e majta, Kamara kërkon që të godasë, Avdyli tregohet më i shpejtë dhe shmang rrezikun.

57′ Goditje shumë e befasishme nga ana e Sidibes që për pak sa nuk barazon rezultatin e ndeshjes. Me fat skuadra e Kamzës.

55′ Qarkullon topin në mesfushë skuadra e Teutës.

53’ Progni pason shkurt te Kallaku, por gjuajtja e tij nga një pozicion ballor shkon pak mbi tra.

46′ Ka filluar pjesa e dytë.

45′ Mbyllen 45 minutat e para me raste nga të dyja krahët. Kryeson skuadra e Kamzës me golin e shënuar nga Bonani në minutën e 17.

39′ Provon sërish Kamza, tenton me Zisin nga krahu, por ai ndalet nga mbrojtja e Kamzës. Rivënie anësore, për Teutën.

30′ Është momenti i Kamzës që të dali përpara, me Niko Zisin i cili bën një goditje të fortë, por pret në mënyrë spektakolar portieri Isli Hidi.

29′ Goditje e rrezikshme e Prognin nga faulli, por topi kthehet te Beqja që godet menjëherë, por topi përfundon jashtë.

17′ Goditje dënimi për Kamzën. Gjuan bukur Xhuljo Mehmeti, Hidi grushton, por Bonani me kokë kthen topin drejt rrjetës. Në avantazh vendasit.

13′ Kundërsulm i shpejtë i Kamzës, një goditje e e bukur si parabël nga Peçi, por në pozicion portieri i Teutës.

12′ Shfaqet rrezikshëm Kamza, me Fukuin, por ai top përfundon jashtë. Shumë pranë portës së Hidit.

9′ Përsëri kërkon të shfaqet rrezikshëm skuadra e Teutës me Prognin, por tepët e vëmendshme mbrojtja e Kamzës e cila largon krosimin e rrezikshëm të lojtarit të Teutës.

4′ Goditje e befasishme nga Tefik Osmani, por ka përfunduar jashtë.

3′ Rastin e parë të rrezikshëm vjen për skuadrën e Teutës nga një goditje këndi, por topi largohet nga mbrojtja e Kamzës.

1′ Ka startuar sfida midis Kamzës dhe Teutës.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Zisi, Fukui, Peçi, Roloviç. Trajner: Klodian Duro.

bandicam 2018-11-07 13-33-48-519

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Bicaj, Shkalla, Beqja, Osmani, Sidibe, Kallaku, Avdyli, Progni,  Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

bandicam 2018-11-07 13-34-41-866

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"