VIDEO/ Kampioni i ri i botës në bilardo, Kaçi bën krenarë gjithë shqiptarët dhe fiton… 100 mijë dollarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 22:10

VIDEO/ Kampioni i ri i botës në bilardo, Kaçi bën krenarë gjithë shqiptarët dhe fiton… 100 mijë dollarë

Eklent Kaçi vazhdon të magjepsë me talentin e tij! 22-vjeçari nga Laçi është kampioni i ri i botës në bilardo. Shqiptari fitoi në kampionatin e bilardos me 10 bila të zhvilluar në Las Vegas të SHBA, ku morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota.

Kace

Në finale, Kaçi mposhti japonezin Naojuki me rezultatin 10-6, duke ngritur lart flamurin shqiptar. Nga triumfi në kampionatin botëror me 10 bila, talenti shqiptar fitoi edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh. Kujtojmë që në vitin 2018, Eklent Kaçi u shpall Kampion i Botës në bilardo me 9 bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit.

Kaci5

Djaloshi nga Laçi gjithashtu ka arritur të fitojë edhe shumë turne të tjera Europianë, duke bërë krenarë shumë shqiptarë anë e mbanë botës. Një gjeni i vërtetë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"