VIDEO/ Kampionët e Realit shpartallojnë Levanten, braziliani Vinicius shkëlqen me tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2022 | 23:27

VIDEO/ Kampionët e Realit shpartallojnë Levanten, braziliani Vinicius shkëlqen me tripletë

Kampionët e Realit të Madridit shpartalluan me rezultatin 6-0 Levanten, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të La Ligës. Protagonist absolut i madrilenëve në këtë duel ishte braziliani Viniciues Zhunior, që shënoi tripletë.

Real Levante

Vlen të theksohet fakti se pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0. Ishte Mendi ai që në minutën e 13-të hapi serinë e golave, ndërkohë që Benzema dyfishoi shifrat në minutën e 19-të. Për golin e tretë mendoi Rodrigo në të 34-tën, teksa më pas skena i takoi e gjitha Viniciues Zhunior, që në minutat 45, 68 dhe 83, tundi 3 herë rrugën e rrjetës.

Me këtë humbje, duket se Levante i ka larë duart me La Ligën, pasi është pozicionuar në vendin e fundit me 29 pikë në 36 ndeshje.

La Liga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"