VIDEO/ Kampionët e Barcelonës me mendjen te pushimet verore, katalanasit mposhten nga Sosiedadi në “Camp Nou” 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 23:02

VIDEO/ Kampionët e Barcelonës me mendjen te pushimet verore, katalanasit mposhten nga Sosiedadi në “Camp Nou” 

Kampionët e Barcelonës duket se kanë nisur të mendojnë për pushimet verore, pas sigurimit edhe matematikisht të titullit. Blaugranasit e Çavit, u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Real Sosiedadi në “Camp Nou” me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për javën e 35-të të La Ligës.  

barca

Merino në minutën e 5-të dhe Sorloth në të 72-tën, ishin autorët e golave për skuadrën mike, teksa në minutën e 90-të, Levandovski “vulosi” shifrat në 1-2. 

Kjo ishte rrjeta e 22-të në kampionat për polakun, që kryeson listën e golashënuesve me një diferencë +5 nga Benzema që mban vendin e dytë.  

Teksa kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, Barcelona duelin e radhës e luan ndaj Valadolidit në transfertë.  

LA LIGA RENDITJA

Ndërkohë për sa i përket dueleve të tjera të zhvilluar ditën e sotme, Vijareali mposhti Zhironën me rezultatin 1-2, Atletiko Bilbaoi bëri detyrën në shtëpi ndaj Selta Vigos me rezultatin 2-1, fitore bindëse edhe për Almerin me rezultatin 3-0 ndaj Majorkës së Muriqit, teksa sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Getafes dhe Elçes me shifrat 1-1.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"