VIDEO/ Kampionët e Bajernit kanë harruar të fitojnë, Kolo Muani i shtang në “Allianz Arena”! Ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 20:39

VIDEO/ Kampionët e Bajernit kanë harruar të fitojnë, Kolo Muani i shtang në “Allianz Arena”! Ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme

Tjetër hap fals në kampionat, Bajerni i Mynihut duke se ka harruar të fitojë. Kampionët në fuqi të Bundesligës, regjistruan barazimin e tretë radhazi, teksa kësaj here u ndalën në shtëpi nga Ajtrankti i Frankuritit, në sfidën që përfundoi me shifrat  1-1.

Kolo Muani

Edhe pse skuadra e Nagelsman kaloi e para në avantazh në minutën e 34-t, me anë të Sane, nuk arriti ta menaxhonte epërsinë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën e 69-të, ishte francezi Kolo Muani, që barazoi sfidën pas asistim të Kamadës.

Pavarësisht përpjekjeve, Bajerni nuk arriti të gjente golin e fitores, duke bërë që sfida të përfundonte në baraspeshë. Me këtë hap fals, ekipi më i titullar në Gjermani e shikon veten në kuotën e 37 pikëve, 1 më shumë se Union Berlini i vendit të dytë dhe 2 më shumë se Lajpcig i vendit të tretë.

Vlen të theksohet fakti se ky ishte barazimi i 7-të për Bajernin në 18 javë kampionat. Gjithashtu kryesuesit kanë regjistruar edhe një humbje.

RENDITJA BUNDESLIGA

Ndërkohë në sfidat e tjera të ditës së sotme, spikasin fitoret e Frajburgut, Union Berlinit, Mynshengladbah, Mainz dhe Verder Bremen. Bajern-Ajntrakt Frankurt ishte e vetmja sfidë që u mbyll në barazim ditën e sotme.

rezultatet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"