VIDEO/ Kampionët bien në Ballsh, Bylisi i Dovedan shtang Partizanin. Lerda humbet Telushin për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 19:33

VIDEO/ Kampionët bien në Ballsh, Bylisi i Dovedan shtang Partizanin. Lerda humbet Telushin për derbin

Bylisi ka mposhtur kryesuesit e Partizanit me rezultatin 2-1 duke siguruar një fitore të artë, pas 2 humbjesh radhazi. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 6-të, ku pas goditjes së Ndrecës, topi u devijua nga Belica dhe përfundoi në rrjetë.

bandicam 2019-12-07 15-25-25-260

Skuadra e Lerdës arriti të reagonte duke barazuar shifrat me Bardhin në minutën e 26-të. Për golin e fitores mendoi sulmuesi Guindo në minutën  e 54-t. Me triumfin e sotëm, ballshiotët e Dovedan u ngjitën në vendin e dytë në kuotën e 23 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Partizanit.

bandicam 2019-12-07 15-17-08-197

Si të mos mjaftonte kjo humbje, trajneri Lerda nuk do të ketë në dispozicion për derbin mesfushorin Telushi për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

FT| BYLIS – PARTIZANI 2-1

Belica (autogol 6′), Guindo 54 / Bardhi 27′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+6′ Fantastik Isli Hidi. Gardiani i Partizanit ka evituar një gol të sigurt, duke i siguruar 3 pikë të arta Bylisi!


90′ Akordohen 7 minuta shtesë!

89′ Tjetër humbje e madhe për Partizanin. Bruno Telushi ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Guindos! Pas Brojës, Telushi është mesfushori i dytë që do të mungojë në derbi!

87′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Broja, vendin e tij e zë Romero.

84′ Pranë golit Bylisi, Murataj provon me të djathtën nga brenda zonës, topi ka shkuar mbi kuadrat.

81′ Momente tensioni, Telushi dhe Murataj ndëshkohen me kartonë të verdhë për përplasje mes tyre.

bandicam 2019-12-07 15-08-29-638

77′ Vendasit menaxhojnë mirë epërsinë, ndërkohë nga ana tjetër Partizani provon të organizojë sulme të shumta, për të gjetur golin.

74′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Ndreca dhe vendin e tij e zë Qardaku.

71′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Melo, vendin e tij e zë Solomon.

63’ Largohet nga loja Çinari dhe vendin e tij e zë Brajan Braun.

66’ Boldor provon një goditje nga distanca por topi shkon mbi traun e portës.

65’ Faull nga ana e Mëllugjës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Asani provon me një goditje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

54′ GOOOL BYLIS 2-1/ Vendasit sërish në avantazh. Shënon sulmuesi Guindo, i cili pas asistit të Ntepe, nuk fal brenda zonës, duke shtyrë topin drejt rrjetës! 

51′ Tjetër mundësi shënimi për Bylisin, Ndreca lëshon një predhë me të majtën, topi shkon ngjitur me shtyllën.

50′ Super Alban Hoxha. Gardiani i kuq shpëton skuadrën nga një gol i sigurt, duke ndalur gjuajtjen e sulmuesit Guindo.

48′ Partizani në sulm në kërkim të golit. Telushi provon me një tentativë nga distanca, topi devijohet nga Ndreca në këndore.

47′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mbrojtësi Stivi Janku.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

46′ Ballshiotët e mbyllin në sulm, Janku, provon me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

42′ Bylisi provon të ushtrojë presing në zonën e Partizanit, por të kujdesshëm futbollistët e kuq, të cilët nuk lejojnë hapësira.

37′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Broja, për mbajtje të qëllimshme ndaj Mëllugjës!

34′ Partizani fiton ndjeshëm teren dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të dytë. Dominim i të kuqve në këto minuta.

31′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Jankut.

27′ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Vendoset baraspesha. Pas një harkimi nga e majta e Trashit, Bardhi godet saktë me kokë, duke gjetur rrugën  e rrjetës! 

25′ Tjetër drithërimi në portën e Partizanit, Belica për pak sa nuk shkakton një tjetër autogol pas një mosmarrëveshje me Hoxhën.

22′ Provon edhe Telushi nga distanca, por pret Isli Hidi.

22′ Peposhi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

22′ Zëvendësim i detyruar te Bylisi, largohet i dëmtuar, Ditmar Bicaj, vendin e tij e zë 22-vjeçari Janku.

20′ E pabesueshme çfarë rasti shpërdoron Broja, i vetëm me portierin, gjuan nga brenda zonës, por ndalet nga portieri Hidi.

16’ Kryeqytetasit e kanë shumë të vështirë të gjejnë hapësira para teksa ballshiotët janë vendosur mirë deri më tani dhe luajnë me kombinime të shumta duke fituar edhe duele në mesfushë.

12′ Partizani pretendon për 11-metërshi, pas një dueli të Bicajt, me Bardhin, ky i fundit ka mbetur i shtrirë, në tokë, por për gjyqtarin Hamiti, gjithçka e rregullt.

8′ Çinari shpërdoron një rast të artë i vetëm me portierin Hidi, duke e dërguar topin mbi kuadrat, pranë golit të barazimit Partizani.

6′ GOOOOL BYLISI 1-0/ Zhbllokohet sfida, vendasit në avantazh. Devijimi fatal i Belicës, pas gjuajtjes së Ndrecës, i ka dhuruar golin e avantazhit skuadrës së Dovedan! 

1′ Vendasit e nisin në sulm, Idrizaj bën një ndërhyrje shpëtimtare, duke larguar rrezikun.

1′ Ka startuar me 1 minutë heshtje sfida mes Bylisit dhe Partizanit!

bandicam 2019-12-07 13-32-20-950

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS: Hidi, Goxhaj, Bicaj, Peposhi, Ndreca, Barjamaj, Mëllugja, Hadroj, Murataj, Odirah, Guindo. Trajner: Z. Dovedan.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Boldor, Trashi, Idrizaj, Broja, Telushi, Melo, Çinari, Asani, Bardhi. Trajner: F. Lerda

 

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"