VIDEO/ Kampionati Europian i Minifutbollit, Shqipëria do ta nisë me Spanjën (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 11:54

VIDEO/ Kampionati Europian i Minifutbollit, Shqipëria do ta nisë me Spanjën (KALENDARI)

Shqipëria në Minifutboll do të nisë aventurën e saj në Kampionatin Europian që do të mbahet në Sllovaki më datën 4 qershor.

MINIFUTBOLL

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë ndaj përfaqësueses së Spanjës më 4 qershor në orën 22:45.

Ndeshja e dytë do të jetë një duel ballkanas ku kuqezinjtë do të përballen ndaj Rumanisë, në 6 qershor në orën 18:45.

Ndeshja e fundit e grupit do të jetë një ditë më pas, më 7 qershor në orën 10:30, ku Kombëtarja shqiptare do të sfidojë përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"