VIDEO/ Kampionati anglez një “arenë gladiatorësh”, Ançeloti “ngrin” në fund, Çelsi-Arsenal, luftë pa fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 23:31

VIDEO/ Kampionati anglez një “arenë gladiatorësh”, Ançeloti “ngrin” në fund, Çelsi-Arsenal, luftë pa fitues

Kampionati anglez provon sërish se mbetet liga më spektakolare në botë.

arsneal

Dita e sotme prodhoi plot 18 gola në 6 takime ku përballjet Everton-Njukasëll dhe derbi i Londrës Çelsi-Arsenal rezultuan finale të vërteta.

evertoni

Skuadra e Karlo Ançelotit ishte fare pranë fitores së pastër 2-0 kundër Njukasëllit, por miqtë ndryshuan komplet fatin e ndeshjes brenda 1 minute kur Lehuen shënoi dopietë në minutat 90’+4 dhe 90’+5 duke bërë të heshtnin tifozët vendas.

Jo më pak emocionuese ishte supersfida e futbollit anglez Çelsi-Arsenal. Zhorginjo kaloi blutë në avantazh në minutën e 28-ë.

Pjesa dhuroi një spektakël të paparë, kur i riu Martineli përfitoi nga rrëshqitja e Kantesë për të barazuar takimin.

Çelsi mendoi se e kishte fitoren në xhep kur kapiteni Azpilikueta shënoi në minutën e 84-rt, por u vendos që kjo sfidë të mos kishte fitues kur 3 minuta më vonë Belerin mbylli sfidën në paqe 2-2.

NDESHJE

Mançester Sitit i mjaftoi vetëm një gol për të marrë 3-pikëshin e radhës.

Rezultatet e takimeve të tjera të kampionatit anglez janë:

Aston Vila- Uatford 2-1
Burnmauth-Braiton 3-1
Kristal Palas-Sauthempton  0-2

Çelsi-Arsenal 2-2

Everton-Njukasëll 2-2

Shefild-Mançester Siti 0-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"