VIDEO/ Kampionati Amerikan kundër racizmit, lojtarët e MLS bëhen bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 15:39

VIDEO/ Kampionati Amerikan kundër racizmit, lojtarët e MLS bëhen bashkë

Kampionati Amerikan i futbollit MLS, është rikthyer në aksion për herë të parë që prej ndalesës nga pandemia në mars. Lojtarët e MLS kanë bërë të gjithë homazhe në nder të të riut me ngjyrë Flojd që humbi jetën nga dhuna e policisë. Që nga ai moment Amerika dhe disa vende të tjera në botë janë mbërthyer nga protestat e shumta kundër racizmit. 

MLS RACIZMI

Ndeshja e parë ishte ajo mes Orlandos dhe Inter Majemi të Dejvid Bekam, ku vendosi goli i Nanit për vendasit. Por para fillimit të ndeshjes shumë lojtarë protestuan kundër racizmit dhe bënë homazhe  për 8 minuta e 46 sekonda. “Ishte shumë emocionuese për të gjithë ne që ishim aty”, tha futbollisti i Orlandos Nani.

“Ne të gjithë duam të ndryshojmë botën. Duam një botë pa diskriminime, pa racizëm. Të gjithë duhet ti mësojnë fëmijëve të tyre se si të bëhen persona më të mirë”, përfundoi ish-lojtari i Mançester Junajtid.



PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"