VIDEO / “Kampionaaaa!”, ja festa e çmendur e Teutës në dhomat e zhveshjeve pas rezultatit historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2021 | 0:07

VIDEO / “Kampionaaaa!”, ja festa e çmendur e Teutës në dhomat e zhveshjeve pas rezultatit historik

Fitorja 3-0 në transfertë ndaj Inter D’ Eskaldes i ka siguruar Teutës një kualifikim historik për durrsakët në një tur të tretë në kompeticionet ndërkombëtare. Ndaj festa e lojtarëve dhe stafit të skuadrës durrsake ka qenë mëse e pritshme.

teuta

Por durrsakët nuk janë mjaftuar vetëm me festën në fushën e lojës, ku ata shprehën entuziazmin e tyre menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, Festa vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjeve, siç tregojnë videot e postuara në rrjetet sociale.

Në pamjet duket qartë entuziazmi, por edhe çlirimi i lojtarëve dhe stafit të Teutës, që ishin vënë në diskutim pas rezultateve të fundit në Europë. Thirrjet “kampiona”, por edhe ndonjë shpërthim ndaj atyre që i kritikuan, shoqëroi këtë festë në dhomat e zhveshjeve të skuadrës, e cila tani do të matë forcat me Shamrok të Irlandës në turin tjetër.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"