VIDEO / Kamerat kapin gjyqtarin e Juve-Roma teksa jep shpjegime: Pse unë e kam fajin që gaboi penallti?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 0:23

VIDEO / Kamerat kapin gjyqtarin e Juve-Roma teksa jep shpjegime: Pse unë e kam fajin që gaboi penallti?

Gjyqtari Daniele Orsato do të jetë për shumë kohë “armik” për tifozët e Romës, të cilët pretendojnë se ai ka vepruar me dashje duke mos lejuar golin e Abraham, për të dhënë një penallti në favor të verdhekuqve. Shpjegimi i tij në pushimin e ndeshjes ndaj Kristantes ka tërbuar edhe më shumë verdhekuqtë, pasi ai pretendon se ka zbatuar rregulloren.

orsato

Gjyqtari nuk la lojën në avantazh në ato momente në zonë, me topin që shkoi në rrjetë, por pasi kishte vërshëllyer për 11-metërsh. Një vendim që nuk ndryshohet dot nga VAR, ndërsa më pas Veretu gaboi nga pika e bardhë. Orsato është filmuar në tunelin që të çon në fushë, teksa në pushim të ndeshjes i shpjegonte Kristantes atë që kishte ndodhur dhe pse kishte marrë atë vendim.

“Portieri del, penallti, ka një pozicion jashtë loje, e nëse nuk vërshëllej? Te penalltitë nuk jepet lojë në avantazh. Pastaj ma vini mua fajin sepse ai gaboi penalltinë?”, ishin fjalët e gjyqtarit në bashkëbisedimin me lojtarin e Romës. Fraza të cilat me siguri do të shkaktojnë jo pak polemika të tjera në ditët në vijim.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"