VIDEO/ Driblon të gjithë që i dalin para dhe e dërgon topin në rrjetë, Rroca shkëlqen me dopietë e asist. Shikoni golat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:50

VIDEO/ Driblon të gjithë që i dalin para dhe e dërgon topin në rrjetë, Rroca shkëlqen me dopietë e asist. Shikoni golat…

Eduart Rroca ka shkëlqyer në kampionatin turk ditën e sotme, teksa ka qene protagionist në të 3 golat e Istanbulsporit, në fitoren e këtyre te fundit 3-0 ndaj Jëllport Samsunspor.

RROCA

Ish-mesfushori i Kukësit hapi serinë e golave, teksa në minutën e 53’, shënoi një gol shumë të bukur, ku pasi kishte dribluar disa lojtarë ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Ishte përsëri Rroca, që në minutën e 57’ pas një pasimi perfekt të marrë nga Ozturk, shfaqet i vetëm përballë portierit ku nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Në minutën e 91’ ishte Isah që mbylli ndeshjen, duke realizuar golin e tretë, ku përsëri protagonist ishte Rroca, i cili dha asistin.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Dy gola dhe asist, Rroca fenomenal. Ja vlerësimi pas ndeshjes

Dy gola për 4 minuta, Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"