VIDEO/ Kaljari shkatërron Fiorentinën, Naingolan dhuron “show” për skuadrën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 14:24

VIDEO/ Kaljari shkatërron Fiorentinën, Naingolan dhuron “show” për skuadrën e tij

Kaljari po kalon një superformë në Serinë A dhe këtë e tregoi edhe njëherë tjetër në ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës, të cilën e fitoi thellë me rezultatin 5-2.

kaljari

Skuadra e udhëhequr nga kapiteni Naingolan, ishte si një uragan dhe nuk e la ekipin e Montelës të  merrte “frymë”. Belgu ishte protagonist në këtë sfidë, pasi dhuroi tre asist shumë inteligjentë dhe shënoi një supergol.

Kaljari hapi serinë e golave në minutën e 17-të me anë të Rog, në pjesën e parë vijuan golat e Pisakane dhe Simeone. Ndërkaq në të dytën Jao Pedro dhe Naingolan me supergolin e tij e çuan rezultatin në 5-0. Vlahoviç ishte ai që shënoi dy golat për Fiorentinën.

Kështu me këtë trepikësh Kaljari ka shkuar në kuotën e 24 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Fiorentina ka mbetur në vendin e tetë me 16 pikë.
/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"