VIDEO/ Kale “vallëzon” brenda mbrojtjes së Bylisit dhe shënon, Dovedan hyn në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 17:30

VIDEO/ Kale “vallëzon” brenda mbrojtjes së Bylisit dhe shënon, Dovedan hyn në fushë

Goli i Elton Kalesë në sfidën Tirana-Bylis ka ngritur nga stoli teknikun e ballshiotëve Veljko Dovedan.

NDESHJA

Braziliani i bardhebluve ia doli të depërtonte në mbrojtjen e Bylisit dhe të ndëshkonte miqtë. Lojtarët e Bylisit protestuan se goli i Kalesë ishte i parregullt pasi pretendojnë se fillimisht e preku topin me dorë përpara se të shënonte.

Por, tekniku boshnjak është acaruar me neglizhencën e mbrojtjes së ekipit të tij dhe protestat e ballshiotëve. Dovedan hyri në fushë duke u bërtitur lojtarëve të tij të përqëndrohen te takimi.

Reagimi i Dovedan on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"