VIDEO/ Kaçe sërish deçiziv, dhuron asist në barazimin e Larisës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:18

Legjionaret Të fundit Video

VIDEO/ Kaçe sërish deçiziv, dhuron asist në barazimin e Larisës

Mesfushori shqiptar, Ergys Kaçe duket se po kalon një moment të mirë në Greqi, me skuadrën e Larisës.

kace

Shtatshkurtri po bën paraqitje të mira me skuadrën e tij të re dhe këtë e dëshmoi në ndeshjen e sotme, ndaj Panetolikosit, në sfidën që përfundoi 2-2.

Kaçe ka qenë ai që ka dhuruar asistin e golit të dytë, të ekipit të tij, i cili u shënua nga qendërmbrojtësi Moras.

Mesfushori në pronësi të PAOK-ut, nga një goditje këndi harkoi në zonë dhe Moras gjeti rrugën e rrjetës me kokë.

Asist Kaçe on Vidnews.

/PANORAMASPORT.AL/



www.minuta90.com