VIDEO/ Kamberi bën heroin në Kupë, sulmuesi shqiptar feston golin e parë dhe kualifikon Aberdinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 21:45

VIDEO/ Kamberi bën heroin në Kupë, sulmuesi shqiptar feston golin e parë dhe kualifikon Aberdinin

Florian Kamberi, ishte heroi i Aberdinit, në triumfin që skuadra e shqiptarit, arriti në Kupë ndaj Livingstonit, falë 11-metërshave. 26-vjeçari e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme golin e parë me fanellën e skuadrës së tij.

bandicam 2021-04-17 21-35-39-000

Kamberi u aktivizua në minutën e 59-të, teksa skuadra e tij ishte në disavantazh 0-1. Me futjen e sulmuesit shqiptar, loja ndryshoi, teksa vendasit arritën të gjenin baraspeshën me MekGin në minutën e 77-të.

Koha e rregull u mbyll me rezultatin 1-1, teksa në minutën e 93-të, miqtë kaluan sërish në avantazh me anë të Emanuel-Thomas. Festa e Livingstonit, zgjati vetëm 2 minuta, pasi ishte radha e Kamberit, i cili në të 95-tën, gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar kështu golin e parë me fanellën e Aberdinit.


Minutat e mbetura nuk prodhuan gol, teksa sfida iu drejtua 11-metërshave, ku skuadra e shqiptarit u tregua më e saktë, duke i shndërruar në gol të gjitha penalltitë. Kamberi kontribuoi edhe te 11-metërshat, duke gjuajtur i dyti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"