VIDEO/ Ka paqe në Elbasan, Kukësi dhe Laçi ndajnë nga 1 pikë në një ndeshje të “vdekur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 23:20

VIDEO/ Ka paqe në Elbasan, Kukësi dhe Laçi ndajnë nga 1 pikë në një ndeshje të “vdekur”

Kukësi dhe Laçi e mbyllën në një barazim 1-1, ndeshjen e parë për këtë edicion në Kategorinë Superiore. Një ndeshje e vakët në “Elbasan Arena”, ku munguan rastet e pastra. Në pjesën e parë, ishte ekipi i Mërgjyshit që pati më shumë iniciativë, por pa sukses, ndërkohë që në fund, pas një dalje të gabuar të Selmanit, Melo me kokë kaloi në avantazh verilindorët, duke qenë rasti i parë për ta.

bandicam 2018-08-19 18-38-34-481

Në të dytën, Kukësi vazhdoi të ishte jo kërkues përpara, dhe shifrat u barazuan në të 78-tën, pas një goli me kokë të Lushkjes nga brenda zone. Vetëm ka, dhe në fund, të dyja ekipet ndanë nga një pikë në ndeshjen e parë.

 

Kukësi-Laçi 1-1

GOL: Melo 42′ / Lushkja 78′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Kukësi-Laçi 1-1

92′ Mërgjyshi kryen edhe zëvendësimin e tretë. Xhixha i lë vendin Mersinajt.

90′ 3 minuta shtesë.

88’ Krosim nga goditja e këndit, Shameti provon me kokë, por gjuajtja e tij vetëm pak mbi traun e portës.

86’ Goditje dënimi për Kukësin, Shkodra provon nga rreth 25 metra, por krejtësisht e gabuar.

83′ Del edhe Musolli për Kukësi, në loje Spehar.

80′ Cungu kryen edhe zëvendësimin e dytë. Nxjerr Çyrbjen dhe futet Kalaja.

78’ GOOOL Lushkja shënon me kokë pas një harkimi nga Sefgjinajt.

75’ Dy zëvendësime, nga një për secilën skuadër. Eler nga Laçi, i lë vendin Smaçit. Ndërkohë tek Kukësi, futet Limaj, dhe del Harba.

72’ Godet nga distanca Bushi, por Maloku në krye të detyrës.

69’ Rexhinaldo i vetëm, nis një kundërsulm, por mbyll Gjoni. Ndërkohë, në vijimin e aksionit, topi shkoi për Çyrbjen, por goditja e tij u ndal nga mbrojtja.

65’ Përplasje mes Shkodrës dhe Shtubinës. Jorgji ndëshkon me të verdhë Shkodrën për ndërhyrje të parregullt.

59′ Zëvendësimi i parë tek Laçi. Bushi futet në vendin e Hadroj.

52’ Rast fantastik për Harbën, i cili shërbehet nga Melo, por Selmani neutralizon gjithçka.

49’ Rexhinaldo merr një top të gjatë dhe e mbron mirë, por në fund nuk pason aq fort sa duhet për Harbën.

46′ Fillon pjesa e dytë në Elbasan.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Laçi 1-0

45′ 2 minuta shtesë.

42’ GOOOL Melo gjen golin pas një goditje me kokë, në një dalje të gabuar të Selmanit.

41′ Cungu duket i nervozuar me ekipin, pasi faza sulmuese nuk po funksionon siç duhet.

36’ Ndërhyrje e Zguros ndaj Hadroj. Jorgji e ndëshkon me të verdhë.

27’ Tjetër mundësi e mirë për Laçin. Hadroj me një rast të artë pothuajse nga pika e penalltisë, por godet shumë lart portës.

23’ Një rrëmujë në mbrojtjen e Kukësit, pas një harkimi nga e djathta, topi mbetet aty dhe shkon në këmbët e Uzunit, i cili provon drejt portës, por ndalet nga gardhi i futbollistëve.

22’ Fillon të dalë para edhe Kukësi, një top i gjatë për Rexhinaldon, por portieri Selmani kontrollon topin.

20’ Jonuzi në të majtë të sulmit, por është mbrotjësi Maliqi, që mbyll.

14’ Ndërhyrje e Sefgjinit ndaj Çyrbjes, kartoni i parë i verdhë i sfidës për mbrojtësin e Laçit.

14’ Goditje dënimi për Kukësin, provon Shkodra direkt me të djathtën, por topi mbi traun e portës.

11’ Një top i mirë del për Uzunin në të majtë të sulmit, provon me të djathtën, por pak pranë shtyllës.

10’ Uzuni shumë i lëvizshëm në sulmin e kurbinasve, është Ylli Shameti që e ndal me faull, dhe Jorgji akordon goditje dënimi për Laçin.

7’ Uzuni niset mirë nga mesi i fushës, dhe ndalet vetëm me faull nga Shkodra.

4’ Ndërpritet për pak çaste loja, për një dëmtim të Eler tek Laçi, në mesfushë.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

 

FORMACIONET

KUKËSI: Maloku, Maliqi, Shameti, Cuculi, Zguro, Musolli, Shkodra, Çyrbja, Melo, Rexhinaldo, Harba. Trajner: Armando Cungu

LAÇI: Selmani, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eler, Jonuzi, Shtubina, Lushkja, Hadroj, Uzuni, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

Arbitër: Enea Jorgji

39504618_2233265953568504_6960388755395969024_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"