VIDEO/ Ka më shumë gola se Ronaldo, portieri anglez çmend rrjetin: Kur shënova herën e dytë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 18:35

VIDEO/ Ka më shumë gola se Ronaldo, portieri anglez çmend rrjetin: Kur shënova herën e dytë…

Portieri i Guisborou Taun në Angli, Xhodan Nikson, ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pas shënoi një gol vendimtar ndaj Njuton Aiklif, muajin e kaluar, në një ndeshje të ekipeve të kategorive inferiore, në FA Cup.

jordan-nixon

24-vjeçari, shënoi fluturimthi golin e barazimit, për ekipin e tij, që militon në Divizionin e Parë të Veriut, që në piramidën e futbollit anglez, përkthehet në kategorinë e nëntë. Por, edhe këtë të mërkurë, në kohën shtesë, ai doli nga porta, dhe me një goditje të fuqishme, i dhuroi ekipit të tij një barazim 3-3, ndaj kryesuesve të renditjes, Heburn Taun.

Portieri, që ka shënuar më shumë këtë sezon edhe se vetë Kristiano Ronaldo, tha pas ndeshjes për SunSport: “Do i kërkoj drejtuesve padyshim për ndonjë pagesë ekstra. Do të jem portieri i parë në histori që do kërkoj një bonus në kontratën time. Në momentin e golit, nuk më duhej një konfirmim nga trajneri të shkoja tek zona kundërshtare. E dija që kishin mbetur vetëm pak sekonda, dhe ishte shansi i fundit. Aty, tregova edhe instiktin tim vrasës. Shokët e ekipit nuk e besonin që shënova herën e parë në Kupë, por kur e bëra përsëri, u çmenda totalisht dhe shkova të festoj drejt flamurit të kornes.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"