VIDEO/ Juvja triumfon në Gjermani, Bajerni thyen Totenhemin. Ja rezultatet e mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 22:56

VIDEO/ Juvja triumfon në Gjermani, Bajerni thyen Totenhemin. Ja rezultatet e mbrëmjes

U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Champions League.

dibala ronaldo

Juventusi fitoi 0-2 në fushën e Bajer Leverkusenit, me gola të Kristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain, të dy në pjesën e dytë. Me këtë fitore, bardhezinjtë konsolidojnë pozitat në vendin e parë me 16 pikë.

Në takimin tjetër të grupit, Atletiko e Madridit fitoi 2-0 ndaj Lokomotivës së Moskës. Golat për spanjollët u shënuan nga Zhoao Feliks dhe Felipe, nga një për secilën pjesën. Atletiko kualifikohet në fazën tjetër të Champions, në vendin e dytë me 10 pikë. Vazhdon në Europa League Bajer Leverkusen si vendi i tretë.

Bajerni i Mynihut mposhti 3-1 Totenhemin e Murinjos në shtëpi. Golat e Koman, Myler dhe Kutinjos i dhanë triumfin bavarezëve, ndërsa vetëm goli i Sesenjo nuk mjaftoi për “spërsat”. Pavarësisht ndeshjes së sotme, Bajerni dhe Totenhemi kualifikohen në fazën tjetër, përkatësisht si vendi i parë dhe i dytë. Olimpiakosit fitoi minimalisht 1-0 ndaj Crvena Zvezdës në takimin tjetër. Kjo fitore i shërbeu grekëve të kapin vendin e tretë, dhe të vazhdojnë në Europa League.

Fitore arritën edhe Reali i Madridit dhe PSG në grupin A, dhe të dyja vazhdojnë në fazën tjetër. Ndërkohë vendin e tretë në grupi e mban Klub Bryzh.

 

REZULTATET

FT| Bajer Leverkusen-Juventus 0-2 

GOL:  / Ronaldo 75′, Higuain 92′

 

FT | Atletiko Madrid-Lokomotiv Moskë 2-0 

GOL: Zhoao Feliks 17′, Felipe 54′ / 

 

FT | Bajern Mynih-Totenhem 3-1

GOL: Koman 14′, Myler 45′, Kutinjo 64′ / Sesenjo 20′

 

LIVE | Olimpiakos-Crvena Zvezda 1-0 

GOL: El Arabi pen. 87′

FT | PSG-Gallatasarai 5-0 

GOL: Ikardi 33′, Sarabia 35′, Nejmar 47′, Mbape 63′, Kavani pen. 83′ / 

FT | Klub Bryzh-Real Madrid 1-3

GOL: Vanaken 55′ / Rodrigo 53′, Vinicius 64′, Modriç 91′

 

 

FORMACIONET

11

12

13

faaw

gfa

gasw

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"