VIDEO/ Juventusit i mjafton Ken ndaj Veronës, bileta Champions është vetëm 4 pikë larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 22:42

VIDEO/ Juventusit i mjafton Ken ndaj Veronës, bileta Champions është vetëm 4 pikë larg

Juventusi vijon me serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Bardhezinjtë e Alegrit mposhtën me rezultatin 1-0 Veronën në duelin e vlefshëm për javën e 28-të në Serinë A. Kjo përballje u vendos nga goli i sulmuesit Ken në minutën e 56-të.

 

juve

Edhe pse të dënuar me 15 pikë, Juvetusi ka gjetur forcën për të fituar terren, teksa tashmë e gjen veten vetëm 4 pikë larg zonës Champions. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat për “Zonjën e Vjetër”, që në sfidën e radhës do të përballet me Lacion në “Olimpico”.

RENDITJA5

Djemtë e Masimiliano Alegrit duket se janë gati të sulmojnë një nga katër vendet e para, për të siguruar pjesmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Për sa i përket lojtarit më të mirë të duelit të sotëm, ai është zgjedhur mesfushori Lokateli.

FT

JUVENTUS 1-0 VERONA

56′ Moise Ken

GOLI I MOISE KEN

FORMACIONET ZYRTARExbnxx

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"