VIDEO / Juventusit i mjafton goli i çuditshëm i Ken, fitorja ndaj Romës e afron me zonën Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 22:45

VIDEO / Juventusit i mjafton goli i çuditshëm i Ken, fitorja ndaj Romës e afron me zonën Champions

Juventusi siguron fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe këtë herë i shërben për të bërë hapa të rëndësishëm në renditje. Skuadra e Alegrit ka mundur 1-0 Romën e Murinjos dhe tani është vetëm 1 pikë larg verdhekuqve të cilët aktualisht mbajnë vendin e katërt në renditje.

j

Ndeshja ishte më e bukur e sidomos në pjesën e parë, kur të dy skuadrat krijuan më shumë lojë. Juventusi kaloi në avantazh shpejt me anë të një goli të Ken të cilit iu përplas topi në kokë dhe e pa të përfundonte në rrjetë. Më pas, ishte Roma që u mundua të diktonte ritmin dhe gjeti golin me Abraham, por me një vërshëllimë të gjyqtarit para goditjes së tij që dekretoi penallti për ekipi e Murinjos. Nga pika e bardhë goditi Veretu dhe gaboi, duke u neutralizuar nga Shezni.

Pjesa e dytë foli më shumë për Romën e cila u mundua në çdo mënyrë të shënonte, por nuk ia doli, pasi skuadra e Alegrit mbylli çdo hapësirë duke siguruar tre pikë të arta që e bashkojnë me Atalantën dhe Lacion në renditje, vetëm 1 pikë larg Romës së vendit të katërt.

JUVE-ROMA 1-0

Ken 16′

 

seria a

JUVENTUS: Shezni, Danilo, Bonuçi, Kielini, De Shiljo, Kuadrado, Bentakur, Lokateli, Bernardeski, Kieza, Ken, Trajner: M.Alegri

ROMA: Rui Patrisio, Vina, Ibanez, Mancini, Karsdorp, Veretut, Kristante, Zaniolo, Pelegrini, Mikitarian, Abraham, Trajner: Zh.Murinjo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"