VIDEO/ Juventusi zhgënjen sërish dhe zhytet në krizë totale, mundet nga Monza e vendit të fundit në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 22:02

VIDEO/ Juventusi zhgënjen sërish dhe zhytet në krizë totale, mundet nga Monza e vendit të fundit në transfertë

Juventusi ka harruar të fitojë dhe këtë e tregoi dhe në sfidën kundër Monzës në transfertë, me klubin e Silvio Berluskonit që gjeti fitoren e parë për këtë sezon në Serinë A.

monza juventus

Bardhezinjtë nuk krijuan rastet e duhura, ndërsa nga ana tjetër, erdhi një dominim surprizë nga vendasit, të cilët gjetën golin në minutën e 74’.

Edhe pse nuk ishte në stol për shkak të kartonit të kuq me Salernitanën, duket se pozitat për Alegrin sa vijnë e bëhen më të vështira, me “Zonjën” që ka një start jashtë mase të dobët në këtë fillim sezoni.

Në sfidat e tjera, Lacio mposhti pa probleme në transfertë Kremonezen me rezultatin 0-4, ndërsa Fiorentina mundi 2-0 Veronën në shtëpi.

REZULTATET:

KREMONEZE 0-3 LACIO

Imobile 7′, (P) 20′, Milinkoviç-Saviç 45+1′

FIORENTINA 1-0 VERONA

Ikone 13′

MONZA 1-0 JUVENTUS

Gytkjaer 74′

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida!

74′ GOOOL MONZA 1-0/ Gytkjaer merr nj♪7 top të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën çon topin në rrjetë.

57′ Gytkjaer merr një top në zonë dhe tenton të gjejë rrjetën me anë të një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij përfundon jashtë.

53′ Dani Mota merr një top brenda zonës dhe nuk arrin dot të dërgojë topin në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

40′ Angel Di Maria ndëshkohet me karton të kuq pas një përplasje me kundërshtarin. Juventusi me 10 lojtarë.

33′ Sensi tenton të surprizojë Perin me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga gardiani i Juventusit.

28′ Vlahoviç lëshon një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga Di Gregorio.

3′ Niko Rovela lëshon një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij përfundon jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

 

8888

REDNITJA:

2220

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"