VIDEO/ Juventusi përmbys Veronën në shtëpi, bardhezinjtë kapin kreun e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 19:55

VIDEO/ Juventusi përmbys Veronën në shtëpi, bardhezinjtë kapin kreun e Serisë A

Ka përfunduar ndeshja mes Juventusit dhe Veronës, e vlefshme për javën e katërt të Serisë A, me një fitore të bardhezinjve me rezultatin 2-1.

juventus

 

Në minutën e 18-të të sfidës, Demiral shkaktoi penallti, aty ku Di Karmine ka gjuajtur në shtyllë.

Por, nuk mbaron me kaq, pasi Lazoviç godet dhe topi shkon në tranversë. Aksioni vazhdon dhe Velozo me një gjuatje spektakolare zhbllokon rezultatin.

Ndërkaq Juventusi ka “ndezur motorrët” dhe ka gjetur golin e barazimit pas 11 minutash. Ramsej ka qenë ai që ka vendosur ekuilibrat, pas asistit të Ronaldos.

Ishte pikërisht  Ronaldo që ka përmbysur gjithçka në fillimin e pjesës së dytë. Portugezi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkaq në minutën e 94-të Marash Kumbulla u ndëshkua me të kuq.

Kështu skuadra e Sarrit ka kapur vendin e parë me 10 pikë dhe po pret kundërshtarët të gabojnë.

JUVENTUS-VERONA 2-1
(Ramsej 32′, Ronaldo 49′ (p)/ Velozo 21’)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"